Konfiskohen 32 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar në Preshevë (foto)
Lokale

Konfiskohen 32 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar në Preshevë (foto)

13.Jun.2019 08:51
0

Pjesëtarët e  Ministrisë së Punëve të  Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e doganës në pikën kufitare Preshevën kanë konfiskuar më shumë se 32 kilogramë marihuanë.

Për këtë rast është arrestuar MP (1972), për shkak të dyshimit se ai kreu veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të lëndëve narkotike, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Titulli.com.

Pjesëtarët e policisë Kufitare kontrolluan në skaner kamionin e tipit  Volkswagen me regjistrim slloven, i drejtuar nga i dyshuari dhe gjetën 32 kg dhe 737 gram marihuanë të paketuara në 70 paketa.

Sipas policisë droga ishte fshehur në pjesën e dyfishtë të dyshemesë së kamionit.

 I dyshuari po mbahet në paraburgim për 48 orë dhe përmes akuzës për  penale të sillet në prokurorinë e Lartë Publike në Vrajë./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration