KKSH i dërgon letër shqetësuese faktorit ndërkombëtarë në Beograd
Lokale

KKSH i dërgon letër shqetësuese faktorit ndërkombëtarë në Beograd

12.Sep.2014 14:11
0
Me që gjatë këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet për këshillat kombëtare, Këshilli kombëtar Shqiptar nëpërmjet një letre këto ditë ka shprehur shqetësimet ndaj Ministrisë për administratë shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale, e cila me vendimin e saj mbi shpalljen e zgjedhjeve për këshillat kombëtare ka përcaktuar që Këshilli kombëtar shqiptar t'i ketë 15 anëtar, duke zvogëluar numrin nga 29 sa ishin deri me tani.

Më tej në letër thuhet se është kundërshtuar nxjerrja e vendimit duke u bazuar vetëm në regjistrimin e vitit 2011 në të cilin janë të regjistruar vetëm 5809 qytetar shqiptar dhe, në këtë mënyrë qeveria republikane bashkësinë tradicionale shqiptare e ka radhitur në grupin e bashkësive etnike me numër më të vogël, ndërsa është theksuar edhe injorimi i rekomandimit të Këshillit të Evropës në Mendimin e tretë periodik në fund të 2013 në të cilin shprehimisht thuhet që “organet të aplikojnë qasje fleksibile gjatë shfrytëzimit të të dhënave me regjistrimin e 2011”.

Gjithashtu e njëjta letër i është dërguar edhe të gjitha përfaqësive diplomatike perëndimore të akredituara në Beograd me kërkesën që gjatë takimeve të rregullta me autoritetet qeveritare të ndikojnë në ndikojnë në ndryshimin e këtij vendimi nga se ndikon drejtpërdrejt në kapacitetin institucional të Këshillit Kombëtar Shqiptar në katër vitet e ardhshme.

Tash më Misioni i OSBE-së në Beograd në përgjigjen drejtuar KKSH-së, ka shprehur angazhimin konkret me qeverinë për zgjidhjen e kësaj situate të shkaktuar me vendimin mbi zgjedhjet.

Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron që partitë politike shqiptare bashkë me shoqërinë civile dhe mediat, duhet të angazhohen maksimalisht që të bëjnë “presion aktiv” në organet qendrore me qëllim të ndryshimit të këtij vendimi dhe në këtë mënyrë do të ndikonin që Këshilli në përbërjen e tij edhe më tej t’i ketë 29 anëtar.

Kjo qasje do të ishte më pozitive për vet Këshillin si institucion, se sa deklarimi i partive politike për konsumim ditor se “kush po del i pari në zgjedhje”, njofton Shërbimi për informim i Këshillit Kombëtarë Shqiptar.

Bujanoc, me koktel molotovi në shtëpinë e policit shqiptar
Paraqitet kërkesa për zgjidhjen urgjente të diplomave universitare të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration