Imami Ademi dhe kryetari Kamberi të zemëruar me deklaratën e Haradinajt për Luginën e Preshevës
Lokale

Imami Ademi dhe kryetari Kamberi të zemëruar me deklaratën e Haradinajt për Luginën e Preshevës

21.Dec.2018 14:45
0

Përfaqësues të jetës fetare dhe politike në Luginë të Preshevës iu kanë përgjigjur deklaratës së deputetit të kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj për deklaratën e tij se nëse flasin për minare të xhamive, se sa do të dalin kah Kosova, kjo është qesharake, shkruan Titulli.com.

Ditë më parë Haradinaj për T7 është shprehur se nuk i duhen askujt minare të xhamive, në këmbim të Trepçës dhe Ujmanit.

"Është folur shpesh se ne mund t’i marrim 13 fshatra në Luginë të Preshevës, të cilat mund të kalojnë në Kosovë. Pra, thuhet se ne mund t’i marrim 13 minare të xhamive në këmbim të Trepçës dhe Ujmanit”, ka thënë Haradinaj.

Kjo deklaratë e tij ka zemëruar shqiptarët mysliman në Luginë të Preshevës për të cilën edhe imamët e xhamive kanë mbajtur ligjëratë ditën e xhuma për këtë temë duke kritikuar deklaratën e Haradinajt.

“Minaretë janë tonat, prodhim vendorë, pjesë e identitetit kulturorë të shqiptarit. Gjyshërit tanë janë rreshtuar nën aradhat e luftëtarëve të Mulla Idrizit, hoxhë Lipovicës”, është shprehur imami Nexhmedin Ademi në Preshevë.

Ndërsa këtij zemërimi ju bashkuan edhe përfaqësues politik nga komuna e Bujanocit.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi zemërimin e tij ndaj deklaratës së Daut Haradinaj e ka shprehur duke vendosur në profilet e tij një fotografi të xhamisë me minaret me fjalët “Minare në Tërnoc, kemi edhe tjera”./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration