Hapet konkursi për bursa studentore, pritet të aplikojnë mbi 1.000 studentë (Dokument)
Lokale

Hapet konkursi për bursa studentore, pritet të aplikojnë mbi 1.000 studentë (Dokument)

16.Jan.2015 13:39
0
Komuna e Bujanocit nga dita e enjte ka hapë konkursin për bursa studentore, për studime themelore dhe master, për vitin akademik 2014/2015.

Të gjithë studentët e Komunës së Bujanocit, deri në moshën 30 vjeçare, të cilët për herë të parë regjistrojnë vitin akademik, qoftë në studime themelore apo master, në vend dhe jashtë saj, kanë të drejtën e aplikimit, duke përmbushur edhe kriteret e përcaktuara nga Komisioni.

Kandidatët e interesuar me dokumentet e nevojshme për këtë konkurs, mund të konkurojnë më së voni deri më 15 shkurt të këtij viti, transmeton Titulli.

Aplikacioni duhet të dorëzohet në ndërtesën e administratës komunale, zyra 301, ndërsa Komisioni do të shqyrtojë aplikacionet dhe vendimin do t’a sjellë në afat prej 30 ditësh, nga dita e mbylljes së konkursit.

Zyrtarët e Drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore kanë thënë se këtë vit, për dallim nga i kaluari, kur aplikuan 940 studentë, pritet të ketë interesim më të lartë, duke kaluar numrin 1.000 të aplikuesve.

Sikurse në vitin 2014 edhe këtë vit shuma e përgjithshme për bursa studentore është 10 milion dinarë. /Titulli.com/

Në Kosovë Milutini, në Preshevë shkulet lapidari i UÇPMB-së (Foto & Video)
Profesorët nga Universiteti i Shkupit takohen me kryetarin e KKSh-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration