Gishti robotik me ndjesi njerëzore :Shkencëtarët në Tokio krijuan lëkurën që mund të vetëshërohet (video)
Shkencë dhe teknologji

Gishti robotik me ndjesi njerëzore :Shkencëtarët në Tokio krijuan lëkurën që mund të vetëshërohet (video)

11.Jun.2022 07:34
0

Shkencëtarët japonezë janë të bindur se humanoidët do të jenë në gjendje të duken edhe më të gjallë në të ardhmen, falë një novacioni që mbështjell një makineri me “lëkurë të gjallë njerëzore”.

Shkencëtarët japonezë në Universitetin e Tokios kanë zhvilluar një gisht robotik të mbuluar me lëkurë të gjallë që është në gjendje të vetë shërohet, tha Shoji Takeuchi, një profesor në universitet që drejtoi kërkimet. Ashtu si lëkura e vërtetë e njeriut, veshja e krijuar në laborator është e papërshkueshme nga uji dhe rrudhet kur gishti i robotit përkulet. 

“Prania e qelizave të gjalla do të thotë që robotit mund t’i jepen funksione unike për qelizat e gjalla ose biomaterialet. Gjëja e mrekullueshme e biomaterialeve është se ato kanë aftësi të ndryshme, si vetë-shërimi, ndarja, përhapja, ndjeshmëria shumë e madhe dhe metabolizmi. ”, tha Takeuchi për agjencinë e lajmeve Reuters. “Ne kemi arritur sukses këtë herë duke e bërë pamjen fizike të robotit edhe më të ngjashme me njeriun.”

Takeuchi dhe ekipi i tij shpresojnë të shtojnë veçori shtesë në lëkurë, siç është sistemi nervor ose vaskular, për të përmirësuar më tej funksionin e saj. Nëse arrihet, ai beson se lëkura mund të përdoret në të ardhmen për shumë qëllime të tilla si transplanti, testet kozmetike dhe të drogës, apo edhe si një mbulesë për gjymtyrët protetike./SCAN/

Bregu: Ballkani drejt një tregu të përbashkët
Ish-shefi i inteligjencës ukrainase ishte arrestuar në Preshevë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration