Florentina Rama nga Medvegja në listën e Këshillit Kombëtar Shqiptar me numër 6
Lokale MDULS

Florentina Rama nga Medvegja në listën e Këshillit Kombëtar Shqiptar me numër 6

31.Oct.2018 09:53
0

Florentina Rama, është në listën “Forumi shqiptar për zhvillim ekonomik Serbi’ e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar së bashku me kryesuesin Muharrem Salihu nga Medvegja dhe Xhelal Mehmeti nga Presheva. 

Florentina Rama ka shkruar një shkrim lidhur me pjesëmarrjen e saj në këto zgjedhje:

Rama: Në momentin kur shpalla kandidaturën për këshilltare për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, falënderova publikisht bartësin e listës Muharrem Salihun për hapësirën dhe mundësin qe i’u dha të rejave nga Medvegja.

Tash qe jemi në fushatë dhe po prezantojmë programin për katër shtyllat kryesore të KNSH-ës Arsim, Kulturë, Informim dhe përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip, po ndjej detyrim të përcjell edhe mediat në Bujanoc e Preshevë për tu informuar për aktivitet zgjedhore. Ajo që po vrejë është se për dallim prej Medvegjës ku mediat i kanë dhënë hapësirë të barabart kandidateve femra në Bujanoc e Preshevë ndodh e kundërta, pothuajse asnjë kandidate femër nuk është intervistuar nga mediat lokale. Hapësirën për fushatë e debate e kanë shfrytëzuar krerët e partive dhe disa anëtarë të kryesive nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje por jo edhe kandidatet femra. Andaj me ardhjen e listës sonë u premtoj të gjithë motrave tona në Bujanoc e Preshevë qe Informimin shqip do ta avancojmë duke ju dhënë hapësirë fillimisht femrave e pastaj do të zgjidhim problem tjera qe kane te bëjnë me financimin e tyre.

Vota juaj për numrin 6 garanton avancimin e pozitës së femrave shqiptare dhe të informimit shqip.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration