Fillon shkolla verore e gjuhës turke në Bujanoc
Lokale

Fillon shkolla verore e gjuhës turke në Bujanoc

16.May.2013 17:33
0

“Vëllazërimi” nga Bujanoci vazhdon misionin e tij të avancimit të rinisë me projekte të ndryshme. Tani filloi me regjistrimin e të interesuarve  për mësim të gjuhës turke, kursit “TË FLASIM TURQISHT- TÜRKÇE KONUŞALIM”.

Ky kurs organizohet për studentët që dëshirojnë të studiojnë në Turqi apo ata të cilët duan të mësojnë për nevoja personale.
Kursi do të mbahet në qytetin e Bujanocit dhe do të punohet me sistemin e Universitetit të Istambullit, kryesisht në katedrën për mësimin e gjuhës turke. Përveç kësaj kursistët që dëshirojnë të studiojnë në Turqi u ndihmojmë rreth aplikimit.

Kurset do të zhvillohen në Bujanoc, andaj ftohen të gjithë të interesuarit të paraqiten në këtë numër 063 828- 64- 19 dhe email adresën vellazerimi2011@hotmail.com

 

“Vëllazërimi” kontribuon në përmirësimin e gjendjes kulturore dhe avancimit të rinisë përmes programeve të ndryshme. Dhe ka bashkëpunim me organizata simotra në Turqi, andaj për nxënësit e gjuhës turke do të organizohen edhe kurse intensive shtesë (pa pagesë) në Stamboll të Turqisë.

Vlen të ceket se gjatë këtij muaji një numër i nxënësve që po ndjekin kursin e gjuhës turke në kuadër të organizatës “Vëllazërimi” ka realizuar një vizitë 5 ditore  në Stamboll të Turqisë.

[caption id="attachment_72906" align="aligncenter" width="768"]"Vëllazërimi" gjatë qëndrimit në Stambaoll të Turqisë me nxënës të gjuhës turke dhe aktivist të organizatës "Vëllazërimi" gjatë qëndrimit në Stambaoll të Turqisë me nxënës të gjuhës turke dhe aktivist të organizatës[/caption]

Ndryshon qeverisja lokale e Bujanocit
Masa të dhunshme në shkollat e komunës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration