Masa të dhunshme në shkollat e komunës së Bujanocit
Lokale

Masa të dhunshme në shkollat e komunës së Bujanocit

16.May.2013 17:22
0
Në të gjitha shkollat shqipe në komunë të Bujanocit, me përjashtim të shkollës fillore në Tërnoc, janë futur masat e dhunshme Vendimi i Ministrit të arsimit të Serbisë Zharko Obradoviq për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillave të shkollave i ka dhënë shansin opozitës për të vendosur drejtorët e tyre në krye të shkollave shqiptare, ndërsa në të njëjtën kohë edhe politizimin e mëtutjeshëm të arsimit. “Deri te ndryshimi i anëtarëve të këshillave të shkollave erdhi  pas një kontrolli të cilin e ka bërë inspektori republikan i arsimit Xhahit Ramadani. Pas ankesës që bëri ai është marrë vendimi për t’i emëruar anëtarët e rinj”, ka thënë sot për Titullin, Arbër Pajaziti, kryeshef i Drejtoratit për Çështje Publike dhe Veprimtari Shoqërore pranë komunës së Bujanocit. Pajaziti theksoi se “këto veprime të inspektorit republikan që vjen nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), sikurse edhe të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqirit, i cili propozoi listën me emrat e anëtarëve të PVD-së, tregojnë se KKSH është duke vepruar njëanshëm, duke mbrojtur interesat e partisë dhe jo të nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë, për çka edhe është formuar”. Kryeshefi matej theksoi se edhe nëse bëhen shkarkime të drejtorëve, udhëheqësit e ri të shkollave do të jenë për një kohë shumë të shkurt. “Anëtarët e rinj të këshillit të shkollave kanë të drejtën për të bërë shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve pasi vendimi i tyre është i plotfuqishëm, mirëpo unë mund të them se nëse vjen deri te ndryshimi i ndonjë drejtori atëherë mandati i drejtorit të ri do të jetë maksimum një muaj”, u shpreh Pajaziti, duke nënvizuar se këshilli është i dhunshëm, ndërsa procedurat vetëm se kanë filluar për ndryshimin e këtyre anëtarëve të emëruar nga Ministria e arsimit. Titulli ka arritur të mësoj se anëtarët e PVD-së në këshilla të shkollave janë duke bërë përgatitjet për mbajtjen e mbledhjeve dhe shkarkimin e drejtorëve, për të emëruar drejtorë nga subjekti i tyre politik. Vlen theksuar se në të ardhmen, duke filluar që nga janari i vitit 2014, këtë “privilegj” të zgjedhjes së drejtorëve nuk do ta ketë Këshilli i shkollës, por emërimi i drejtorëve do të bëhet nga Kuvendi Komunal./Titulli.com/
Fillon shkolla verore e gjuhës turke në Bujanoc
UDSH-së i ikin këshilltarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration