Ndryshon qeverisja lokale e Bujanocit
Lokale

Ndryshon qeverisja lokale e Bujanocit

17.May.2013 13:09
0
Pushteti lokal  i komunës së Bujanocit sot ka ndryshuar strukturën e qeverisjes  duke e forcuar edhe më shumë pozitën aktuale të kuvendit komunal të Bujanocit. Lëvizja e Progresit Demokratik, ju bashkue qeverisjes komunale me Partinë Demokratike të Nagip Arifit dhe partnerëve të tij nga radhët e partive serbe. Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, Ajredin Hyda ka paraqitur dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i kryetarit të organit më të lartë të pushtetit lokal dhe kështu këshilltarët kanë  emëruar kryetarin e ri, Jonuz Musliun. Jonuz Musliu kryetar i sapo zgjedhur  i kuvendit komunal të Bujanocit u betua se punën e tij do ta kryej me nderë dhe përgjegjësi. “Do të jem përgjegjës për ti tejkaluar të gjitha sfidat që përballet komuna e Bujanocit dhe bashkërisht do  punojmë për një komunë stabile dhe të zhvilluar. Natyrisht se është një përgjegjësi  e gjithë neve dhe do t’i dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve”, tha i posazgjedhuri Musliu. Gjatë votimit të fshehtë të zhvilluar në  sallën e kuvendit,  Jonuz Musliun e votuan 23 këshilltarë ndërsa  4 ishin kundër, 2 kanë abstenuar dhe këshilltarët shqiptarë nga radhët e PVD-së dhe UDSH-së kanë lëshuar punimet e seancës së sotme. Vlen të ceket se Lëvizja e Progresit Demokratik, pas zgjedhjeve të 6 majit të vitit 2012 ishte shumë e ashpër ndaj koalicionit që bëri Partia Demokratike me partnerët serb. Kuvendi Komunal i Bujanocit tani do të numërojë 29 këshilltarë në pozitë dhe 12 këshilltarë në opozitë. Struktura e re e qeverisjes lokale do të ketë 12 këshilltarë nga PD, LPD 6, GQ Stojança Arsiq 5 ulëse, DS 3, Partia Përparimtare Serbe 2 dhe PSS 1 këshilltarë, ndërsa opozitën do ta përbëjnë PVD me 8 ulëse, UDSH me 3 dhe PDSH me 1 këshilltarë. Në historinë e qeverisjes lokale të Bujanocit pas vitit 2002, kjo është hera e parë që në opozitë mbetet vetëm blloku i këshilltarëve shqiptar. Kuvendi Bujanoci kryesia  
UDSH: Jonuz Musliu alias “Rrahmon Morina”
Fillon shkolla verore e gjuhës turke në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration