Bujqit  e komunës së Bujanocit të aplikojnë për leje të lëvizjes (linku)
Lokale

Bujqit e komunës së Bujanocit të aplikojnë për leje të lëvizjes (linku)

24.Mar.2020 12:25
0

Kryetari i komunës, Shaip Kamberi  njëherit edhe komandanti i shtabit për situate të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit ka njoftuar qytetarët për punët mbi fushën e blegtorisë dhe bletarisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

“Në rast se aktivitetet e nevojshme në fushën e blegtorisë kryhen gjatë periudhës së ndalimit të lëvizjes prej orës (17:00-05:00), çdo fermer është i detyruar të paraqesë një kërkesë për autorizim lëvizjeje pranë sektorit të inspektimit bujqësor”, thuhet në njoftimin e shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit, transmeton Titulli.com.

Sipas këtij njoftimi adresa e Internetit për paraqitjen e një aplikacioni për miratimin e lëvizjes elektronike për bujqit në fushën e blegtorisë është: http://stocarstvo.registar-uzb.rs/.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave i lejon fermerët të kërkojnë leje lëvizjeje nga çdo kompjuter ose pajisje portative. Leja e lëvizjes do të jetë e vlefshme vetëm për ditën e caktuar ndërmjet 17:00 pasdite dhe 5:00 të mëngjesit”, thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar. 

Për bujqit në aplikimin elektronik të përmendur, është e nevojshme të plotësoni të gjitha fushat e kërkuara në mënyrë që të merrni një leje për lëvizje dhe të kryeni punë në blegtori (kafshëve shtëpiake dhe punimet në bletari)./Titulli.com/

Njihuni me bimën çudibërëse kundër diabetit, mbipeshës dhe për shëndetin e trurit
Ky libër përflitet se ka parashikuar koronavirusin?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration