Bllokimi për shkak të koronavirusit e pastroi ajrin në Evropë
Trupi dhe shëndeti

Bllokimi për shkak të koronavirusit e pastroi ajrin në Evropë

30.Mar.2020 12:35
0

Me vendosjen e kufizimeve për lëvizje dhe aktivitete për shkak të koronavirusit, ndotja e ajrit është zvogëluar në zonat urbane në të gjithë Evropën, tregojnë sot imazhet më të fundit satelitorë. Imazhet satelitore tregojnë ulje të niveleve mesatare të dioksidit të azotit të dëmshëm në qytetet e mëdha nga 5 deri më 25 mars.

Imazhet satelitore prej Sentinel-5 tregojnë rënie në nivelet mesatare të dioksidit të azotit të dëmshëm në qytetet e mëdha, përfshirë Brukselin, Parisin, Madridin, Milanon dhe Frankfurtin, nga 5 deri më 25 mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përputhet me vendosjen e masave për kufizimin e trafikut rrugor, burimin më të madh të dioksidit të azotit dhe uljen e prodhimtarisë në fabrika që lëshojnë gazra të dëmshme.

Imazhet e reja, të publikuara nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) dhe të analizuara nga Aleanca Evropiane e Shëndetit Publik (EPHA), tregojnë ulje të dendësisë së gazit të dioksidit të azotit, i cili mund të shkaktojë probleme në frymëmarrje dhe kancer.

Kushtet e motit ditor mund të ndikojnë në nivelin e ndotjes së ajrit, kështu që imazhet satelitore marrin mesatare prej 20 ditëve dhe i injorojnë të dhënat e marra gjatë ditëve me re.

Të dhënat nga Agjencia Evropiane e Mjedisit Jetësor (EEA) tregojnë një trend të ngjashëm për periudhën midis 16 dhe 22 marsit.

EPHA thekson që njerëzit që jetojnë në qytete të ndotura kanë më shumë rrezik të infektohen me Kovid-19, sepse ekspozimi i zgjatur ndaj cilësisë së dobët të ajrit mund ta dobësojë sistemin imunitar.

Në shkurt, kur qeveria kineze vendosi kufizime të rrepta të lëvizjes për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, gjithashtu, u vërejt rënie e nivelit të ndotjes në qytete.

Ndotja e ajrit është arsye për rreth 400.000 raste të parakohshme të vdekjes çdo vit në Evropë.

A Fiton Trupi Imunitet Pas Shërimit nga Koronavirus
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration