Ambasadori Hill: Shkëmbimi i territoreve s’është në agjendë
Lokale

Ambasadori Hill: Shkëmbimi i territoreve s’është në agjendë

29.Mar.2023 14:55
0

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill s’e ka përjashtuar mundësinë që të ketë investime amerikane në Luginën e Preshevës, gjatë një vizite dy ditore në atë rajon.

Hill tha në një intervistë për RTV Aldi në Preshevë se preshevarët janë punëtorë dhe se do të donte të shihte investime atje.

“Asgjë nuk do të mund të më kënaqte më shumë sesa të shihja investitorë amerikanë në këtë pjesë të Serbisë. Kjo pjesë e Serbisë ka nevojë për investime, njerëzit këtu janë shumë punëtorë dhe unë do të doja të shihja investime këtu. Është mëse e qartë që problemet politike e kanë ngadalësuar zhvillimin ekonomik këtu”, tha Hill.

Duke vlerësuar se Presheva “ka një lokacion shumë të mirë”, Hill tha se atje ka edhe infrastrukturë.

“Këtu ka një autostradë shumë të bukur. Unë mund të shoh se këtu ka infrastrukturë dhe unë do të vazhdoj t’i inkurajoj kompanitë amerikane… Ato shpesh nuk bëjnë atë çfarë i thotë Qeveria në Amerikë, por unë gjithesesi do të vazhdoj t’i inkurajoj ato të investojnë në këtë pjesë, që për mendimin tim është një pjesë shumë dinamike e Serbisë”, tha Hill.

Ai u shpreh i bindur se “mund të shohim progres në këtë rajon”.

Hill ka thënë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në agjendën e Washingtonit.

Pasi tha se dialogu nuk parasheh reciprocitet në çështjen e trajtimit të komunitetit shqiptar në Serbi dhe atij serb në Kosovë, Hill tha se shkëmbimi i territoreve mund të ishte fatal, duke e cilësuar këtë çështje si “temë e shekujve të kaluar”.

“Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Europë, por edhe në vendet tjera, por shkëmbimet e territoreve mund të jenë shumë fatale dhe mund të përfundojë që shumë njerëz të mbesin të palumtur me këtë”, tha Hill të martën në një intervistë për televizionin lokal të Luginës, RTV Aldi.

“Vendimet që janë marrë në shekullin 20 kanë qenë shumë të vështira. Askush në Bruksel, askush në Washington dhe askush në rajon.. vetëm pak njerëz ndoshta mund të besojnë se shkëmbimi i territoreve do të bëhej në mënyrë paqësore”, shtoi ambasadori amerikan.

Hill tha se ajo për çfarë duhet të brengosemi, është se “si njerëzit të mund të besojnë dhe të ndjehen që mund të lëvizin lirshëm nëpër rajon dhe të mos bllokohen vetëm në një vend të caktuar”.

Ambasadori Hill për vizitën në Bujanoc e Preshevë: Do të kthehem në Beograd dhe të shoh se çka mund të bëjë
Raporti i Këshillit të Evropës : Serbia ndër vendet me numrin më të lartë të kërcënimeve ndaj gazetarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration