Aliu i reagon Ardita Sinanit: Pse ju nuk po e bëni bashkimin e Luginës me Kosovë?
Lokale

Aliu i reagon Ardita Sinanit: Pse ju nuk po e bëni bashkimin e Luginës me Kosovë?

18.Mar.2019 08:13
0

Deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e ish kryetarën e komunës së Preshevës dhe kryetaren e degës së PVD-së në Preshevë  Ardita Sinani, të cilën mund ta lexoni të plotë:

 

Znj. Ardita,
Meqë qenka kaq kollaj bashkimi i Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës pse nuk po e bëni? Thaçi e ka takuar shpesh Vuçiqin. Edhe Rama. Edhe ju mund ta takoni. Pse nuk po e bëni bashkimin kur qenka kaq e thjeshtë? Shqiptarët kanë bërë edhe luftë me UÇPMB-në e nuk kanë realizuar as të drejtat themelore. E tash, Thaçi do t’ia bashkojë tri komunat Kosovës me konferenca shtypi?! As fëmijët nuk i besojnë tamam përrallat, andaj është absurde ta besoni përrallën e Thaçit, i cili në dialogun gjashtëvjeçar 2011-2017 në Bruksel asnjëherë s’e zuri në gojë çështjen e PMB.

Lexo:  Ish-kryetarja e Preshevës: Thaçi ka ndjeshmëri të madhe për shqiptarët e Preshevës, Kurti na zhgënjeu

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration