Abazoviç: Mandatari Spajiç ka aftësinë të zgjedhë ekipin e tij, nëse jo duhet të shkojmë në zgjedhje të reja
Rajoni dhe Politika

Abazoviç: Mandatari Spajiç ka aftësinë të zgjedhë ekipin e tij, nëse jo duhet të shkojmë në zgjedhje të reja

02.Sep.2023 08:07
0

“Mandatari Milojko Spajiç, ka aftësinë që të zgjedhë ekipin e tij”, ka thënë Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, duke shtuar se nëse ai nuk arrin ta bëjë këtë, atëherë “duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja”. 

Këto komente ai bëri pasi ju përgjigj pyetjes nëse Spajiç, do të ndërronte mendje dhe do të ftonte në qeveri Lëvizjen Qytetare Ura, që udhëhiqet nga Abazoviç, kjo pasi që më parë kreu i Lëvizjes Evropa Tani e kishte përjashtuar një mundësi të tillë.

Kryeministri i Malit të Zi, ka potencuar se nëse Spajiç do të ketë sukses në formimin e qeverisë së 44-të malazeze, “qëndroj në faktin se do të përgëzojmë”, dhe shtoi se nëse nuk është – “duhet të shkojmë drejt zgjidhjeve të reja”.

Abazoviç-it i ka bërë përshtypje edhe fakti që Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dëshiron që ta shohë partinë e tij pjesë e ekzekutivit të ri.

 

Ai theksoi se nuk kanë ndërhyrë në procesin e negociatave për krijimin e qeverisë së re, proces që iu dha fituesit të zgjedhjeve të 11 qershorit, Milojko Spajiç, por edhe se beson se duhet përshpejtuar formimi i qeverisë, në mënyrë “që të mos humbet koha e qytetarëve”.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, me 10 gusht ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiç, si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, për të krijuar qeverinë e re.

Ai, sipas afateve ligjore ka 90 ditë për ta bërë një gjë të tillë.

Spajiç ka përjashtuar çfarëdo mundësie për të bërë koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve – partinë e Milo Gjukanoviç-it, si dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviç-it, ndërsa ka bërë me dije se edhe koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” – të njohur për orientimin e tyre pro-ruso-serb – nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që qeveria e re malazeze që do të vije ta shpallë të mbyllur çështjen e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimin e Malit të Zi në bllokun ushtarak të NATO-s dhe sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse për shkak të agresionit në Ukrainë.

“Forbes” publikon listën e më të pasurve, nuk ka dyshime për vendin e parë
Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiq më 14 shtator në Bruksel, gjitha marrëveshjet duhen zbatuar pa vonesa
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration