Vatra:Dënime shqiptarëve si në kohën e Millosheviqit
Lokale

Vatra:Dënime shqiptarëve si në kohën e Millosheviqit

19.Sep.2012 19:35
0
Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd, shqiptoi dënimin gjyqësor me 116 vite burg për 11 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga “drejtësia serbe” për krime lufte ndaj civilëve në Gjilan, më 1999 ndërsa 6 të tjerë u liruan. Për Shoqatën “Vatra”,  këto dënime janë të padrejta dhe janë si në kohën e Millosheviqit. Përfaqësues të  Shoqatës “Vatra”, mendojnë se akuzat ndaj grupit të cilësuar si “Grupi i Gjilanit”,  ishin montime të pushtetit serb, dhe këtë e bënin se, në atë kohë u duhej pushteti  pushtetarëve nacionalist serbë, për justifikime politike të jashtme e të brendshme, ndërsa tani dënimi me 116 vjet sigurisht u duhet për të shantazhuar ndërkombëtarët e Kosovën në bisedimet e ardhshme të mundshme Kosovë- Serbi. Në një reagim të Shoqatës “Vatra”, është thënë se zvarritja dhe rrëzimi i shkallës së parë tregon se ata nuk kishin argumente, se ata djem janë të pafajshëm, por  me këtë pushteti serb pretendon se ata kanë bërë krime, por kjo është bërë vetëm pse ata janë shqiptarë, ndërsa në të njëjtën kohë dëshirojnë të mbajnë të tensionuar situatën në Kosovën Lindore,  duke krijuar psikozën e largimit të qytetarëve shqiptarë nga trojet etnike të tyre  dhe duke provokuar edhe ndonjë incident që ajo (Serbia), nesër të ketë edhe një alibi  për ndonjë sulm tjetër apo burgosje tjera të shqiptarëve, duke paraqitur kështu para botës (ashtu siç dinë ajo) se ja, shqiptarët janë ata që po bëjnë vrasje, ata nuk e donë demokracinë, ata nuk e donë stabilitetin etj. “Vatra” kërkon që këta djem të lirohen menjëherë, ngase janë të pafajshëm ashtu  siç kanë qenë gjithmonë, sepse UÇK-ja dhe UÇPMB-ja kanë luftuar për liri, kanë luftuar kundër një regjimi pushtues millosheviqian duke  bërë luftën më të drejtë e më të pastër në botë. Edhe Bashkësia Ndërkombëtare, duhet të kërkojë më ngulm nga Serbia e Daçiçit dhe Nikoliçit që të lirohen shqiptarët e pafajshëm duke bërë presion e duke i treguar se kjo qeveri e re nuk duhet të vazhdojë rrugën e Millosheviqit, sepse i bënë dëm vetë Serbisë, popullit serb, më shumë se gjithë rajonit e shqiptarëve ashtu siç mendojnë Daçiçi e Nikoliqi, thuhet në reagimin e Shoqatës "Vatra"./Titulli.com/
Arifi dhe Mustafa në konferencë ndërkombëtare në Turqi
116 vite burg për preshevarët, dënohet edhe Shefket Musliu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration