116 vite burg për preshevarët, dënohet edhe Shefket Musliu
Lokale

116 vite burg për preshevarët, dënohet edhe Shefket Musliu

19.Sep.2012 11:58
0
  (i plotësuar - 15:02h) Gjykata e Lartë për krime të luftës në Beograd ka dënuar, siç thuhet 11 pjesëtarët e “Grupës së Gjilanit”, me gjithësejt 116 vite burgim. Dënimet janë kështu: Agush Memishi 12 vite, Nazif Hasani 13, Ahmet Hasani 13, Faton Hajdari 10, Samet Hajdari 15, Ferat Hajdari 8, Kamber Sahiti 8, Selimon Sadiku 12, Burim Fazliu 12, Sadik Aliu 8 si dhe në mungesë është dënuar edhe ish komandanti i UÇPMB-së Shefket Musliu me 5 vite burgim. Janë lënë të lirë Shemsi Nuhiu (i ekstraduari nga Zvicra), si dhe pesë të akuzuar të tjerë të cilit ishin në arrati, Fazli Ajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliji dhe Ramadan Halimi. Më herët ky grup i shqiptarëve ishte dënuar me 101 vjet burgim dhe pas ankesës lënda është kthyer në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim, ndërsa vendimi i sotëm rriti dënimin edhe për 15 vite të tjera. ********************************************************************************************************************* Gjykata e Lartë për Krime të Luftës në Beograd, siç njoftojnë mediet e Beogradit, pritet që sot të shpallë vendimin për 17 shqiptarë të akuzuar si pjesëtarë të UÇK. “Grupi i Gjilanit”, siç i ka cilësuar Policia e Serbisë shqiptarët e Luginës që morën pjesë në luftën e tyre çlirimtare, nga gjyqësia serbe ngarkohet për krime kundër civilëve serbë gjoja të kryera nga muaji qershor dhe deri në fund të muajit dhjetor të vitit 1999, në Gjilan. Ata akuzohen se kanë keqtrajtuar deri në vdekje 80 civilë, prej të cilëve, sipas Prokurorisë së shteti të Serbisë, 34 ende figurojnë në listat e të zhdukurve. Në bankën e të akuzuarve janë Shemsi Nuhiu, Nazif e Ahmet Hasani, Faton, Samet e Ferat Hajdari, Kaimberly ahiti, Selimon Sadiku, Agush Memishi e Burim Fazliu. Më parë në mungesë janë dënuar Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Shefket Musliu, Sadik Aliu, Idriz Aliu dhe Ramadan Halimi. Gjykata e Apelit në Beograd në dhjetor të vitit 2011 kishte shfuqizuar vendimin e shkallës së parë me të cilin nëntë pjesëtarë të UÇK-së ishin dënuar më 101 vjet burgim dhe lëndën ia kishte kthyer gjykatës së shkallës së parë për rigjykim. /Titulli.com/
Vatra:Dënime shqiptarëve si në kohën e Millosheviqit
Ragmi Mustafa, pjesë e dhjetë vjetorit të Aleancës Kosovare të Biznesit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration