Tribunë kundër alkoolit në Preshevë
Lokale

Tribunë kundër alkoolit në Preshevë

12.May.2014 23:43
0
Këshillat e Bashkësisë Islame të Bujanocit dhe Preshevës dhe shkolla  e mesme teknike “Presheva” me gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, organizojnë tribunë kundër alkoolit. Departamenti i të rinjve dhe gruas pranë KBI-së së Bujanocit vazhdon fushatën kundër alkoolit, duke paraqitur tribunën e radhës, kësaj here në shtëpinë e kulturës në Preshevë, me datën 15 maj 2014 (e enjte)  me fillim në orë 12 e 30 min. Ligjërues të kësaj tribune do të jenë:  Mr. Ragmi Destani - teolog,  dhe Mr. Fatime Fazliu – Psikologe. Në tribunë gjithashtu do të ketë:  Ilahi, Dokumentar kundër alkoolit dhe inkuadrimin e publikut me pyetje drejtuar panelistëve. Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët e Preshevës që të marrin pjesë në këtë tribunë pa dallim moshe dhe gjinie, e në veçanti nxënësit e shkollës së mesme dhe të gjithë të rinjtë e qytetit me rrethinë./Titulli.com/ kbi -  posteri - preshevË
Shqiptari nga Presheva dhuron serbit një karrocë të shtrenjtë invalidësh
Skandaloze, pushteti lokal “nuk përfill” gjuhën shqipe (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration