Shqiptari nga Presheva dhuron serbit një karrocë të shtrenjtë invalidësh
Lokale

Shqiptari nga Presheva dhuron serbit një karrocë të shtrenjtë invalidësh

13.May.2014 00:04
0

52 vjeçari Bujar Nexhipi shofer në ndërmarrjen “Mimoza” nga Presheva, ia ka dhuruar Organizatës së Hendikepuarve në Vranjë një karrocë elektrike e cila kushton shumë shtrenjtë.

Gjesti i shqiptarit në Preshevë, ka bërë që mediat të raportojnë për të, pasiqë karroca të cilën e ka dhuruar Nexhipi kushton 245 mijë dinarë. Sipas kryetarit të Organizatës, Srgjan Trajkovic ka përshkruar se si ka rrjedhur kjo ngjarje. Ka treguar se ishte ulur në vendin e tij të punës afër aparatit të fotokopjes, kur ishte paraqitur një person që po i kërkonte ndihmë. Trajkovic ka treguar se personi në fjalë, i kishte kërkuar ndihmë që të merrte një certifikatë shtetësie dhe i ka treguar se është shqiptar dhe se nuk po i njeh rregullat mirë. Trajkovic, i cili është i hendikepuar, kishte filluar t’i kryejë të gjitha veprimet e duhura për t’i ofruar ndihmë shqiptarit. Për 15 minuta dokumentet e Nexhipit ishin gati. Ky i fundit, nuk mund të besonte se kreu punën kaq lehtë. Shoferi shqiptar i kishte kërkuar numrin e telefonit Trajkovicit por ky i kishte thënë se “është krejt në rregull dhe se “Zoti i sheh të gjitha”. Para pak ditësh në telefonin e Trajkovicit, pati një thirrje nga Nexhipi. “Jam kthyer nga Zvicra, jam fër Krushevacit. Dua të të shoh në Vranjë brenda tre orësh dhe të ta jap një dhuratë të vogël” i kishte thënë Nexhipi. Ai ia kishte sjellur një karrocë të re për persona të hendikepuar. Nexhipi deklaroi se ishte një gjest i vogël human për një mik të panjohur.
Panairi i arsimit në Bujanoc, mungesë e fakulteteve në gjuhën shqipe (foto)
Tribunë kundër alkoolit në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration