Titulli dy vjet me ju: Zë i besueshëm  i Luginës
Lokale

Titulli dy vjet me ju: Zë i besueshëm i Luginës

05.Jan.2014 11:03
0
Portali i Pavarur Informativ TITULLI sot feston 2 vjetorin e themelimit dhe shërbimit të tij në informimin e opinionit për realitetin shoqërorë në rajonin e Luginës së Preshevës. Redaksia e Titullit e themeluar nga një grup profesionistësh në fushën e gazetarisë dhe medias, filloi më 5 janar 2012 të prodhojë lajme që kishin karakter lokal të rajonit tonë duke përdorur edhe një metodë të re te përpilimit dhe transmetimit të lajmit tek opinioni. Personeli i Titullit përmes wedfaqes www.titulli.com ofron lajme të fushave të ndryshme duke huazuar nga mediat kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi e mediat ndërkombëtare por misioni i portalit është i orientuar drejt prezantimit të jetës reale në Luginën e Preshevës. Redaksia e Titullit për 24 muaj punë ka arritur të prodhojë mbi 2000 lajme lokale në rubrikën “Lugina”, afro 30 intervista me njerëz të jetës politike, sportit, grupeve të ndryshëm kulturore, personalitete të diasporës së rajonit tonë dhe përfaqësues të politikës nga Kosova, Shqipëria të cilët kanë vizituar rajonin e Luginës së Preshevës. Titulli vazhdon të jetë një dritare e vetme  informimi për të gjitha grupet politike e të interesit në  Luginën e Preshevës dhe kështu e bënë një medium objektiv dhe të saktë në informimin  e drejtë dhe të besueshëm të opinionit. Lajmet lokale të prodhuara nga redaksia e Titullit  falë besueshmërisë, objektivitetit dhe përmbajtjes së etikës së gazetarisë sot janë të pranishme në mediat kombëtare në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe diasporë. Titulli gjatë vitit 2013 ka realizuar edhe një nga projektet që deri më tani nuk e ka bërë asnjë redaksi  e këtushme në gjuhën shqipe, atë të prodhimit te lajmeve edhe në gjuhën serbe. Qëllimi i prodhimit dhe përkthimit të lajmeve lokale në gjuhën serbe përmes rubrikës “srpski” ka qenë transmetimi i realitetit të hidhur që mbretëron në Luginë tek mediat kombëtare në Serbi dhe gjatë realizimit të këtij projekti  lajmet e Titullit kanë qenë burim informacioni për shumë media kombëtare ne Serbi. Duke e pasur parasysh funksionimin dhe kufizimin e mediave lokale në Luginë, Titulli përmes hapësirës për prezantimin shqetësimeve të opinionit vazhdon të jetë një zë i fuqishëm i shqiptarëve të këtij rajoni. Titulli deri më tani ka trajnuar edhe shumë gjenerata të reja të rajonit tonë në fushën e gazetarisë dhe medias online dhe kështu gazetaria e Titullit është bërë edhe një model që po e ndjekin shumë media lokale. Portali i Pavarur Informativ Titulli ka qenë dhe do të mbetet një hapësirë e pakufizueshme e shprehjes së shqetësimeve dhe problemeve ditore të qytetarëve të Luginës së Preshevës. Gjithashtu Titulli është bërë pjesë e pandashme e diasporës shqiptare të rajonit tonë, të cilët përmes komenteve dhe shkrimeve të vazhdueshme Titullin e konsiderojnë si pjesë të pandashme te përditshmërisë së tyre sepse me lajmet tona lokale ata ndihen më afër vendlindjes. Personeli i Titullit falënderon lexuesit për mbështetjen dhe inkurajimin për një gazetari objektive dhe të saktë duke mos harruar  edhe përkrahësit direkt dhe indirekt financiarë drejt qëllimeve të përbashkëta. Gjithashtu Portali i Pavarur Informativ Titulli falënderon edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (zyra në Bujanoc) për mbështetje të vazhdueshme në profesionalizimin e punës sonë dhe  pjesëmarrjen nëpër konferenca, seminare dhe trajnime me media të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. TITULLI vazhdon të luaj rolin kryesorë në orientimin e  opinionit shqiptarë drejt ruajtjes dhe prezantimit te vlerave shoqërore të Luginës së Preshevës. Redaksia e Titullit do të mbetet një medium i pazëvendësueshëm me formën e prezantimit dhe transmetimit të lajmeve tek lexuesi edhe atë në kohën  më të shpejt të mundshme.   Ju faleminderit, Titulli, i saktë dhe objektiv... http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc  
S’ka më polisa sigurimi për dy javë
Medvegja po braktiset, kthehuni!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration