Lejohen studentët e Luginës së Preshevës të hyjnë në Maqedoni
Lokale

Lejohen studentët e Luginës së Preshevës të hyjnë në Maqedoni

18.Nov.2012 23:08
0
(i plotësuar - 00:30h)Studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës janë mbajtur për më shumë se pesë orë të bllokuar nga autoritetet doganore maqedonase në pikën kufitare Tabanoc. Ata ishin bllokuar për pesë orë në pikën kufitare në Tabanoc, për shkak se nuk posedonin lejet njëvjeçare të vendqëndrimit për të huaj në Maqedoni. Një reporter i agjencisë së lajmeve INA ka qëndruar në pikën kufitare Tabanoc, duke kërkuar hollësi nga autoritetet doganore që përse nuk lejohen studentët dhe nuk krijohen kushte lehtësuese për hyrjen e tyre dhe studime në Maqedoni. “Është dhënë urdhër nga lartë që të lejohen studentët, por ata duhet të rregullojnë çështjen e vendqëndrimit dhe studimit sipas Ligjit për të huaj”, tha një nëpunës doganor për INA. Studentët janë shprehur të irituar dhe e kanë quajtur skandaloze veprimin e tillë, që ata të përballen me barriera të tilla për studime në Maqedoni. Studentët kanë theksuar se do të kërkojnë përgjegjësi nga universitetet në Tetovë, duke paralajmëruar edhe masa të tjera deri tek protestat para universiteteve. (INA) ***************************************************************************************************************************************************************************************************** Studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës po mbahen për pesë orë të bllokuar nga autoritetet doganore maqedonase në pikën kufitare Tabanoc. Arsyetimi i bllokimit të tyre dhe moslejimi është se ata nuk posedojnë leje qëndrimet legale për studentë për të studiuar në Universitetet në Maqedoni.  Bëhet fjalë për afër 100 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja , të cilët studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, informon agjencia e lajmeve INA. Studentëve u është kërkuar që të sigurojnë lejet e qëndrimit në ambasadën e Maqedonisë në Beograd, mirëpo premtimet e politikanëve vendor të Preshevës, Medvegjës dhe nga autoritetet qeveritare shqiptare në Maqedoni ishin se do të gjendet një zgjidhje për ta dhe nuk do të paraqiste problem studimi dhe qëndrimi i tyre në Maqedoni. Studentët apelojnë që të ndërhyjnë përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë dhe MPB-në për të lejuar zhbllokimin e tyre. “Ne apelojmë urgjentisht të ndërhyjnë sepse jemi në gjendje kritike dhe të rëndë. Për pesë orë jemi këtu, pa bukë dhe nuk po na lejojnë të kryejmë as nevojat fiziologjike, duke na mbajtur të ngujuar në autobus. Apelojmë tek Ali Ahmeti që të ndërhyjë në këtë rast sepse është tragjedi”, theksoi Behari një student i USHT-së nga Presheva. Studentët e tjerë apelojnë edhe tek universitetet që të ndërhyjnë në këtë situatë. “I bëjmë thirrje edhe rektorëve të USHT dhe UEJL që të kenë pak mëshirë dhe të zhbllokojnë situatën, sepse është mjerim të kemi një trajtim të tillë dhe sidomos kur jemi studentë të këtyre universiteteve. Kjo është një sinjal se nuk na duan neve si studentë nga këto treva dhe kjo është përgjegjësi edhe e tyre me këtë sjellje papërgjegjësie”, theksoi Arbenita, studente e UEJL-së. Kohë më parë kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin e brendshëm të Maqedonisë, Xhelal Bajrami për të gjetur zgjidhje dhe për të krijuar një lehtësim për studentët e këtij rajoni, mirëpo kjo deri tani nuk ishte arritur./Titulli.com/
Pandeli Majko, menxi i mbanë lotët gjatë vizitës në Preshevë (video)
Shtëpia e Pavarësisë në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration