Pandeli Majko, menxi i mbanë lotët gjatë vizitës në Preshevë (video)
Lokale

Pandeli Majko, menxi i mbanë lotët gjatë vizitës në Preshevë (video)

19.Nov.2012 00:34
0
[caption id="attachment_41530" align="aligncenter" width="640"] Pandeli Majko dhe Edi Rama gjatë vizitës në Preshevë[/caption] “Qani, qani o sytë e mia se nuk paska si Shqipëria”, ishte momenti kur ish Kryeministri dhe tani Deputet në Parlamentin e Shqipërisë u emocionua aq shumë sa nuk i pikuan lotët, gjatë vizitës që i bëri të dielën Preshevës Ishte kori i nxënësve të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” që emocionoi të pranishmit, ndërsa kamera e Titullit pikasi momentin kur Pandeli Majko ishte në “siklet” nga emocionet, gjatë hapjes së  ekspozitës së Artan Lame “Flamuj Shqiptarë - Itinerar historik 1912-2012”. Majko para të pranishmëve tha se kjo ngjarje e veçantë fletë më shumë se çdo kush nga të pranishmit, çfarëdo fjalimi të mbaj, ndërsa organizatorët dhe qytetarët falënderoi për këtë pritje të veçantë që iu bë në Preshevë. Ta dini se jeni pjesë e ndërgjegjes kombëtare, politike, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni” , theksoi Majko duke nënvizuar se është i bindur se për shqiptarët koha ka filluar të punojë, raporton Titulli. “Nuk është hera e parë që e provojë, por po ju sigurojë se kësaj here jam akoma më i emocionuar për faktin se po takohemi në një ambient të rrethuar nga flamujt e historisë sonë të përbashkët”, tha kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. “Më vie shumë keq kur lexojë për mungesën e lirisë së flamurit tonë të përbashkët, këtu në këtë trevë ku jetojnë shqiptarët, ku po mohohet e drejta e lirisë së flamurit kuq e zi”, u shpreh Rama gjatë fjalimit të tij. Ai tha se historia na mëson shumë për kryelartësinë dhe rezistencën e shqiponjës sonë që qëndron në flamur. “Gjërat që duken si të përjetshme, siç dukej dikur pushtimi serb në Kosovë, papritur bëhen të përkohshme, ndërsa ajo që është e përjetshme është shqiponja dhe atdheu ideali i tyre në flamurin tonë kombëtar”, tha Rama, duke ia kujtuar preshevarëve premtimin e dhënë se do të angazhohet për hapjen e një materniteti dhe ndërtimin e një shkolle. Me këtë rast qytetarëve iu drejtua edhe kryetari i Bashkisë së Korçës Niko Peleshi, i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe Këshillit Kombëtar Shqiptarë Galip Beqiri. Ekspozita e Artan Lame solli në Preshevë “Flamuj Shqiptarë”, organizim i cili u bë me ftesë të anëtarëve të shoqërisë civile të Preshevës./Titulli.com/ http://youtu.be/0dCn0PsNgcc   Flamujt e ekspozuar në koridorin e shkollës fillore "Ibrahim Kelmendi" në Preshevë http://youtu.be/RzL5tANgmn8
Largohen mësimdhënësit fetar nga shkolla e mesme “Sezai Surroi”
Lejohen studentët e Luginës së Preshevës të hyjnë në Maqedoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration