Ragmi Mustafa në SHBA me ftesë të Këshillit Shqiptaro-Amerikan
Lokale

Ragmi Mustafa në SHBA me ftesë të Këshillit Shqiptaro-Amerikan

19.Sep.2013 20:06
0
Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa është ftuar nga Këshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan, që të marrë pjesë në përvjetorin e 17 të KNSHA. Mustafa është i ftuar nderi në mbrëmjen gala të përvjetorit. Ai tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen, pasi që edhe ambasada e SHBA-ve në Beograd i ka dhënë vizë 10 vjeçare. “Në emër të Këshillit Nacional Shqiptaro-Amerikan (KNSHA) Bordit të Trustit, është një privilegj i imi i veçantë t’ju ftoj, si një i ftuar nderi, në Mbrëmjen Gala të Përvjetorit të 17 të KNSHA, caktuar për ditën e premte, më datë 27 shtator 2013, në ora 18 tek Cipriani Rruga 42, në qytetin e Nju Jorkut”, nisë ftesa e KNSHA-së, transmeton Titulli. Çdo vit, KNSHA organizon Mbrëmjen e përvjetorit në qytetin e Nju Jorkut për të nderuar personalitetet të cilët në mënyrë të veçantë kanë ndihmuar Shqiptarët. Me titullin honoros kauza KNSHA ka nderuar Presidentin Bill Klinton, ish Kryeministri Britanez Toni Bler, Sekretarja e Shtetit Medelin Ollbrajt dhe Xhejms Bejker, Gjenerali Veslli Kllark, Senatori Bob Doll, Senatori Cuk Shumer, Ambasadori Frenk Vizner, Ish Presidenti i Finlandës Marti Ahtisari, Ambasadori Nik Bërns, Ambasadori Viliam Volker, Kongresmeni Eliot Engjël dhe shumë të tjerë. Evenimenti do të zhvillohet gjatë hapjes së Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, prandaj do të marrin pjesë Politikanë të rangut më të lartë nga Shqipëria dhe Kosova, udhëheqës tjerë nga Ballkani, Ambasadorë nga shtetet rajonale, zyrtarët e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, mediat dhe udhëheqësit e komunitetit Shqiptaro-Amerikan. “Ju lutemi që të na bashkangjiteni në kremtimin e kulturës dhe traditës tonë Shqiptare dhe për të kremtuar marrëdhëniet e veçanta mes Amerikës dhe Shqiptarëve anekënd Botës. Presim me padurim që të ju shohim në mesin e miqve tanë në këtë eveniment kaq të rëndësishëm”, thuhet në ftesën e nënshkruar nga kryetar i bordit ekzekutiv, Martin Shkreli dhe Avni Mustafaj./Titulli.com/  
Shqiptarët interesohen për të mësuar gjuhën serbe
“Harrohen” dëshmorët e Dobrosinit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration