“Harrohen” dëshmorët e Dobrosinit (foto)
Lokale

“Harrohen” dëshmorët e Dobrosinit (foto)

19.Sep.2013 14:44
0
Janë përkujtuar tre dëshmorët e kombit të rënë trembëdhjetë vite më parë në luftën mes UÇPMB-së dhe ushtrisë së atëhershme Jugosllave në Luginë të Preshevës, Eqrem Hoxha, Shkëlzen Krasniqi dhe Betim Berisha nga Prizreni. Trembëdhjetë vite më parë, Eqrem Hoxha, Shkëlzen Krasniqi dhe Betim Berisha i’u kishin bashkuar bashkëkombësve të tyre në luftën për drejtësi, barazi dhe liri në Luginë të Preshevës. Nëntëmbëdhjetë shtatori i vitit 2000 ishte dita kur ata ranë heroikisht në afërsi të fshatit Dobrosin të komunës së Bujanoci për t’u kujtuar përgjithmonë si heronj të kombit. UCPMB-4 Ata sot, fatkeqësisht siç thotë dhe kryetari i OVL-së në Bujanoc, Edmond Isufi, nuk përkujtohen as nga shokët e tyre më të afërt dhe kjo dëshmohet me pranin e pakët të pjesëmarrësve. Në homazhet e bëra të enjten morën pjesë disa nga pjesëtarët e OVL-së, ish këshilltari politik i UÇPMB-së, tani kryetari i kuvendit Jonuz Musliu, dhe disa pjesëtarë të luftës së vitit 2000. “Po më vije shumë keq që edhe shokët më të afërt të këtyre dëshmorëve, djemve me vlerë që dhanë jetën për të jetuar ne të lirë, nuk po i japin rëndësi së duke i nderuar së paku njëherë në vit. Besoj që do të vetëdijesohen shokët tanë të cilët ishin krah për krah me këta burra dhe një ditë të vinë me ne e të i nderojmë kështu së bashku dhe të i vizitojmë familjet e tyre që duhet të jenë familje më të respektuara të një populli”, tha gjatë homazheve kryetari i OVL-së, Edmond Isufi, raporton Titulli. Ai Gjithashtu i bëri thirrje dhe vetëadministrimin lokal në komunë të Bujanocit që të bëjnë më shumë për familjet e dëshmorëve, pasi siç u shpreh Isufi “me gjakun e tyre ne sot gëzojmë këtë pak liri që kemi”. UCPMB-2 Jonuz Musliu, këtë ditë e quajti ditë të historisë së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke theksuar se dëshmorët nuk duhet të përkujtohen me kaq pak pjesëmarrës. “Këta tre dëshmorët, Eqremi, Betimi dhe Shkëlzeni, që ranë këtu pikërisht te molla në Kosovën Lindore, ka qenë një ditë që i ka dhënë një shtytje për zgjidhjen e problemit politik të Kosovës Lindore. Kjo tokë është edhe e Kosovës edhe e Shqipërisë edhe e Maqedonisë sepse është tokë arbërore, është një Shqipëri Etnike dhe kështu do të bëhet në të ardhmen sepse është luftuar, prandaj”, tha ndër të tjera kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu. UCPMB-3Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, Edmond Isufi, duke falënderuar për pjesëmarrje të pranishmit, theksoi se kryesia e OVL-së do të vazhdojë homazhet në varrezat e këtyre tre dëshmorëve në Prizren. Gjatë homazheve të sotme në afërsi të Dobrosinit, të rënët u nderuan me kurora me lule si dhe u vendosë një flamurë i ri kombëtar i cili i bën “hije” lapidarit të tre dëshmorëve të UÇPMB-së. Vlen theksuar se disa metra më poshtë përkujtimores së dëshmorëve të UÇPMB-së, njësia e xhandarmërisë serbe ruan lapidarin e ngritur në nderim të të rënëve të pjesëtarëve të tyre gjatë konfliktit të armatosur në Luginë. Lapidari i tyre me formë kryqi ende mbahet i mbuluar derisa 24 orëve ruhet nga njësitë e armatosura të xhandarmërisë./Titulli.com/
Ragmi Mustafa në SHBA me ftesë të Këshillit Shqiptaro-Amerikan
Burkhard, Arifit e Mustafës: Diskutimi ishte shumë frytdhënës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration