QSA ndihmon me dru skamnorët e Luginës (foto)
Lokale

QSA ndihmon me dru skamnorët e Luginës (foto)

18.Nov.2013 10:20
0
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë, në prag të dimrit, për këtë vit është duke realizuar projektin “Përkrahja dimërore”. Projekti ka të bëjë me dhurimin e drinjve për të kaluar më lehtë ftohtin dimëror, duke pas parasyhs familjet me gjendje të rënduar ekonomike, të cilat kanë vështirësi të sigurojnë lëndët djegëse për të përballuar ftohtin dimëror. QSA-drunj4 Projekti i QSA-së ka paraparë që familjes përfituese ti ndahen nga 5 metër dru. “Jemi munduar me këtë sanacion ekonomik dhe social të arrimë bashkërisht të solidarizuar ta kapërcejmë këtë stinë që realisht rëndon jetën normale të gjithkujt, e lëre atyre që vetëm rëndojnë halle të tjera”, njofton Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit. QSA-drunj2 Nga ky projekt do të përfitojnë 80 familje në komunat  Preshevë dhe Bujanoc. Kriteret përzgjedhëse bazë ishin në rend të parë familjet e jetimëve, më pas të sëmurët rëndë dhe skamnorët. Ky projekt mbështetet dhe financohet nga organizata gjermane “Muslime Hilfen”, ku me këtë rast Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit shpreh mirënjohje për organizatën Muslime Hilfe që u tregua e gatshme për tu solidarizuar me popullin e Luginës edhe këtë stinë të vështirë./Titulli.com/
Nxënësit e alarmuar në Luginë, “Duam tekste shqip” (foto)
Dr. Arsim Ejupi: Konferenca shkencore për Luginën me teza të përvetësuara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration