Nxënësit e alarmuar në Luginë, “Duam tekste shqip” (foto)
Lokale

Nxënësit e alarmuar në Luginë, “Duam tekste shqip” (foto)

18.Nov.2013 12:08
0
(i plotësuar) Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunën e Preshevës, orën e parë të mësimit e kanë zhvilluar duke protestuar për mungesën e teksteve të gjuhës shqipe. Kjo protestë erdhi pas konfiskimit të mbi 5.000 librave në shkollën fillore “Zenel Ajdini” në fshatin Raincë. Kryetari aktivit të drejtorëve të shkollave në Luginë të Preshevës Talat Arifi ka thënë se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kanë mungesë të literaturës rrethë 90%. [caption id="attachment_96711" align="aligncenter" width="640"]Nxenesit ne gjimnazin "Skenderbeu" - Presheve Nxenesit ne gjimnazin "Skenderbeu" - Presheve[/caption] Ai ka kërkuar që kjo problematikë të ketë zgjidhje duke u inicuar në instancat më të larta shtetërore. Arifi ka kërkuar edhe ndihmën e faktorit politikë shqiptarë nga rajoni por edhe nga bashkësia ndërkombëtare në Beograd. Drejtori shkollës ku u bë edhe konfiskimi librave, Shukri Ymeri, kërkon kthimin e menjëhershëm të librave. Ai iu del në mbështetje të gjithë nxënësve ku kanë kërkuar tekste në gjuhën shqipe, raporton Titulli. [caption id="attachment_96712" align="aligncenter" width="640"]Shkolla fillore “Zenel Ajdini” në fshatin Raincë Shkolla fillore “Zenel Ajdini” në fshatin Raincë[/caption] Hyrije Arifi e cila në gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë është profesoreshë e gjuhës shqipe, thotë se me vite të tëra kam qenë e detyruar që nxënësve t’u jap shënime në mungesë të teksteve. Ajo këtë gjë e quan malltretim për nxënësit pasi që detyrohen që të sënojnë gjatë 45 minutave të zhvillimit të një ore. Kurse drejtori i gjimnazit “Skenderbeu” Abdurrahman Zylfiu, kërkon urgjentishtë zgjidhjen e këtij problemi duke u trajtuar më seriozishtë sidomos nga faktori politikë shqiptarë si në Luginë ashtu edhe në Kosovë e Shqipëri./ Titulli.com/ ********************************************************************************************************************************** “Duam tekste shqip” është motoja e protestës të nxënësve të shkollave fillore  dhe atyre të mesme në në Bujanoc e Preshevë, të cilët të ulur të bankat  e tyre kanë shprehur shqetësimin për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. [caption id="attachment_96672" align="alignleft" width="300"]Tabela e nxenesve e shkruar me kerkesa "Duam teskte shqip" Tabela e nxenesve e shkruar me kerkesa "Duam teskte shqip"[/caption] Kjo protestë po bëhet pas konfiskimit të mbi pesëmijë librave nga ana e policisë serbe në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë të komunës së Preshevës. Përderisa në shkollat fillore shqipe në Luginë ekziston një numër i teksteve të  lejuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë,  në shkollat e mesme nuk ka asnjë lloj teksti në gjuhën shqipe, raporton Titulli. Sipas drejtorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu kjo ndodh si pasoj e neglizhencës së ministrisë së Arsimit që edhe nxënësit shqiptar të jenë të barabartë me të gjithë nxënësit e tjerë në Serbi. “Qëllimi i kësaj proteste është që të sensibilizohet opinioni i brendshëm dhe ai i jashtëm në mënyrë që të marri ndonjë hap Ministria e Arsimit dhe shkencës që edhe për nxënësit shqiptar të filloi të siguroi së paku tekstet më mësim në gjuhën shqipe sepse pa tekste në shekullin 21 as nuk mund të paramendohet të gjithë i kanë tekstet përveç nxënësit shqiptar”, potencon Zejni Fejzullahu. Nxënësit e shkollës së mesme shprehen të lodhur me marrjen e shënimeve për cdo lëndë mësimore që sipas tyre ja kujton kohën e shkollës fillore kur mësohen metodat e diktimit. Besjana e cila vazhdon vitin e katër në shkollë të mesme thotë se përmes kësaj proteste ne synojmë të kemi libra sepse jemi lodhur më duke shënuar dhe kërkojmë ndihmë nga gjithë [caption id="attachment_96669" align="alignright" width="300"]Mënyra e protestës në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc Mënyra e protestës në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc[/caption] faktori shqiptar që tekstet të sigurohen në gjuhën shqipe. Arsimtari i biologjisë në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Bujanoc Esat Maliqi thotë se prej viteve 1990 libra të biologjisë në gjuhën shqipe nuk kemi dhe ne punojmë me libra të fotokopjuara”. Kjo protestë e mungesës së teksteve në gjuhën shqipe është realizuar sot në shumëicën e shkollave shqipe në Luginë dhe është përkrahur nga faktori politik shqiptarë i këtij rajoni./Titulli.com/
8 milion dinarë për futboll, rezultatet zhgënjyese
QSA ndihmon me dru skamnorët e Luginës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration