Pronari i Google pati fitime rekorde në pandemi
Shkencë dhe teknologji

Pronari i Google pati fitime rekorde në pandemi

28.Apr.2021 10:06
0

Pronari i Google Alphabet gjeneroi të ardhur  në tremujorin e parë ndërsa njerëzit e bllokuar në shtëpi në pandemi përdorën më shumë shërbimet e saj.

Fitimi neto u ngrit me 162% në një rekord prej 17.9 miliardë dollarë në tre muaj deri në mars ndërsa të ardhurat nga reklamat u rritën me një të tretën.

Kjo vjen ndërsa gjigandi i teknologjisë përballet me një vëzhgim të shtuar mbi fuqinë e tij dhe pandemia ka bërë që njerëzit të kthehen në internet më shumë se kurrë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Firma kreditoi “aktivitetin e ngritur të konsumatorit në internet” për rezultatet e saj.

“Gjatë vitit të kaluar, njerëzit janë drejtuar te Google Search dhe shumë shërbime në internet për të qenë të informuar, të lidhur dhe argëtuar,” thanë Alphabet dhe shefi ekzekutiv i Google Sundar Pichai.

Pasqyrimi i këtyre të ardhurave në biznesin e kërkimit të Google u rrit me 30% në 31.9 miliardë dollarë në tremujor, ndërsa shitjet në YouTube u rritën me 49% në 6 miliardë dollarë.

Brnabiç: Dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 i kanë marrë 23% e qytetarëve të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration