Brnabiç: Dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 i kanë marrë 23% e qytetarëve të Serbisë
Lokale

Brnabiç: Dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 i kanë marrë 23% e qytetarëve të Serbisë

28.Apr.2021 01:14
0

Në Serbi, 23 për qind e qytetarëve kanë marrë të dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19), tha kryeministrja Ana Brnabiç.

Ajo tha se me dozën e parë u vaksinuan 34 për qind e qytetarëve ndërsa plani është që të arrihet 37 për qind deri në fund të prillit.

"Shpresoj se të gjithë do të mbajnë seriozitetin dhe përgjegjësinë e tyre në mënyrë që të arrijmë numrin e të vaksinuarve në fund të majit dhe gjatë qershorit, të paktën me dozën e parë, e cila do të na sigurojë që deri në qershor të jemi të sigurtë", tha Brnabiç në një intervistë për televizionin Pink.

Kryeministrja serbe tha se beson se ka rreth 500 mijë ose 600 mijë persona që dëshirojnë të vaksinohen, por nuk kanë mundësi të shkojnë në një qytet më të madh.

Ajo theksoi se procesi i vaksinimit do të vazhdojë me sukses, duke pasur parasysh se vaksinat Pfizer, Sputnik V dhe Sinopharm janë në dispozicion në pikat e vaksinimit pa caktim paraprak.

Pronari i Google pati fitime rekorde në pandemi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration