Lugina niset drejt Vlorës
Lokale

Lugina niset drejt Vlorës

10.Nov.2012 10:49
0
Të veshur me veshje kombëtare, me flamurin kombëtar në duar, katër qytetarët Ekrem Avdiu – Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të  shtunën në këmbë  për në Vlorë. , për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre, jemi një. Dhjetëra qytetarë gjilanas, zyrtarë deputet, kishin dal për ti përcjellë dhe uruar rrugë të mbarë,  me këtë rast Omer Daku, nënkryetar i komunës  duke u uruar rrugë të mbarë ka thënë se kjo është një iniciativë e vullnetare e këtij grupi të cilën e përshëndet edhe komuna e Gjilanit , për t’u shënuar edhe në  këtë  formë 100 vjetori i shtetit shqiptar. Ai tha se është një simbolikë e mirë bartja e flamurit kombëtar nga Gjilani për në Vlorë, raporton 2lonline. Ekrem Avdiu, njëri  prej atyre që do t’ia mësyj Vlorës, në këmbë, tha se ky grupi i qytetarëve, që si një simbolikë, njëri vije nga Gjilani, tjetri nga Presheva, Bujanoci e Medvegja,  do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërri  në ditën e  caktuar në Vlorën e heroike. Ndryshe, rrugëtimi që do ta bëjnë këta katër qytetarë.  Do të ketë këtë  rend udhëtimi: Gjilan, Ferizaj, Shtime, Suharekë, Prizren, Morinë. Kukës, Rreshen, Milot, Fushëkrujë, Vor, Durrës, Kavajë, Fier,Vlorë. Në mesin e atyre që kanë dal për ti përcjellë, ishte edhe Kushtrim Kadriu nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”,  që ka vlerësuar se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë,  të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë  që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e  Bujanocin. Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë  dëshmorët e  rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë  Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht  në luftën e fundit për liri. Sipas tij, vete fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën  e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën  se Kosova Lindore i takon Shqipërisë./Titulli.com/

Arifi ballë për ballë me qytetarët
Ekskluzive: Xhandarmëria përfundon aksionin, makineria kthehet në bazë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration