Ekskluzive: Xhandarmëria përfundon aksionin, makineria kthehet në bazë (video)
Lokale

Ekskluzive: Xhandarmëria përfundon aksionin, makineria kthehet në bazë (video)

09.Nov.2012 19:55
0
[caption id="attachment_40404" align="alignleft" width="296"] Foto ilustrim[/caption] Njësiti special në koordinim me ushtrinë serbe kanë përfunduar punimet e parapara me makineri të rëndë dhe rreth orës 17:15min janë regjistruar duke u kthyer nga vendbanimet shqiptare Punimet e filluara dje mbi fshatin Lluçan për makinerinë e rëndë si duket kanë përfunduar, pasi ushtria serbe ka kthyer për në bazë këtë makineri të cilën e shfrytëzoi deri më sot. Një pjesë e njësive speciale është regjistruar nga gazetari i Titullit duke u kthyer në magjistralen Bujanoc - Gjilan, në afërsi të fshatit Lluçan. Kolona përbëhej nga dhjetëra kamionë dhe automjete të blinduara të cilët kanë zgjedhur terrin për tu larguar. Edhe pse Titulli ka kontaktuar zyrtarë policor ende nuk është e qartë se çfarë punime ka pasur, përveç dyshimeve të ngritjes së ndonjë baze ushtarake mes vendbanimeve shqiptare Lluçan dhe Dobrosin të komunës së Bujanocit, që ky i fundit është shumë afër kufirit me Kosovën. Këto punime dhe militarizimin e rajonit i ka dënuar Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë dhe subjekti politik shqiptarë Lëvizja e Progresit Demokratik duke i cilësuar si provokim dhe cenim të lirisë së qarkullimit./Titulli.com/ http://youtu.be/rNGnIejoL_4
Lugina niset drejt Vlorës
Mustafa: Duam edhe ne të jemi pjesë e bisedimeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration