Lugina do heqjen apo uljen e kërkesës për pajisje me dokumentacion kosovar
Lokale

Lugina do heqjen apo uljen e kërkesës për pajisje me dokumentacion kosovar

01.May.2021 08:20
0

Shqiptarët nga Presheva, Medvegja e Bujanovci po kërkojnë që të lehtësohen kriteret për t’u pajisur me dokumente të Kosovës.

Ata thonë se duhet të hiqet kriteri i cili kërkon që aplikuesi për lejeqëndrim të ketë në llogari bankare 6 mijë euro, si mjete që shërbejnë për jetesë në Kosovë.

Përfaqësuesit e këtyre qytetarëve kërkojnë që kjo shumë të ulet në 500 euro.

Gjatë një takimi nga Lëvizja Vatra dhe MPB-ja janë dakorduar për krijimin e një grupi punues për përmirësimin e këtij kriteri.

"Sot na priti në takim Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla , me të cilin diskutuam lidhur me problemet e qytetarëve të Luginës, e në veçanti lidhur me pajisjen e tyre me shtetësi të Kosovës", ka shkruar Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra pas takimit me ministrin Svecla.
 
Ai tha se me Sveqlën u dakorduam që të krijojmë një ekip që do të merret ekskluzivisht me këtë problem.
 
"I falënderojmë përzemërsisht Ministrin Xhelal Sfeçla si dhe Zv. ministrin Hysen Durmishi për ndihmën e dhënë", është shprehur Kadriu.
Haxhiu: Me Albin Kurtin si kryeministër, nuk ndodh shkëmbimi i territoreve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration