Haxhiu: Me Albin Kurtin si kryeministër, nuk ndodh shkëmbimi i territoreve
Lokale

Haxhiu: Me Albin Kurtin si kryeministër, nuk ndodh shkëmbimi i territoreve

01.May.2021 08:09
0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se me qeverinë Kurti, dialogu me Serbinë, do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore.

Në Blic Interview, Haxhiu theksoi se tani e tutje, dialogu me Serbinë, duhet të përgatitet mirë dhe të bëhet me një ekip serioz dhe të vullnetshëm. 

Ajo shtoi se me Albin Kurtin, kryeministër, tema e ndarjes së Kosovës, nuk do të mund të ndodhë.

“Dialogu do të ndryshojë shumë. Fillimisht ai duhet të përgatitet mirë. Pastaj, Kosova dhe Serbia, duhet të ulen si vende të barabarta. Temat si shkëmbimi i territoreve e këto tjerat, nuk të ndodhin me Qeverinë Kurti dhe me Albin Kurtin kryeministër”, ka thënë ndër të tjera udhëheqësja e dikasterit të Drejtësisë.

Deklarimet e saj vijnë pas vizitës së Kurtit në Bruksel, i cili thotë se po mban takime informative me zyrtarë të BE-së lidhur me çështjen e dialogut.

Lugina do heqjen apo uljen e kërkesës për pajisje me dokumentacion kosovar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration