Konkursi i Fotografisë Artistike “Pre-Foto”  sjellë artist në Preshevë
Lokale

Konkursi i Fotografisë Artistike “Pre-Foto” sjellë artist në Preshevë

11.Nov.2012 23:16
0

Edicioni i Dytë i Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike “Pre-Foto”, ka tubuar artdashës nga shumë vende të Botës në Preshevë, të cilët përmes fotografive kanë shfaqur anën e tyre artistike.

Konkursi pati mbështetje nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve që administrohen nga Serbia, raporton preshevanews. Në Preshevë është mbajtur Edicioni i dytë i Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike “Pre-Foto”. Në konkursin e hapur për një kohë të gjatë,  organizatorët kishin për qëllim që të  mbledhin  një numër të madh të pjesëmarrëse të cilët përmes fotografive artistike do të paraqesin anën e tyre kreative. Edon Agushi – Drejtor Artistik i  KNFA “Pre – Foto”, ëshët shprehur i kënaqur me pjesëmarjen e madhe të konkurentëve ndërkohë që ka premtuar se festivali do të jetë i karakterit tradicional. Fotografit artistike, ishin bërë  nga individë, pa dallim moshe, gjinie, race apo përkatësie etnike. Tema ishte e lire, ndërkohë që konkurrent pati nga Turqia, Kosova, Korea e Jugut, Egjipti, Serbia, Kanadaja, Maqedonia, Shqipëria, Malajzia, Mali i Zi, SHBA, Holanda, Kroacia dhe India. Ndryshe nga edicioni i parë ky Konkurs pati mbështetje institucionale të Këshillit Kombëtare të Shqiptarëve që administrohen nga Serbia. Jo vetëm “Pre – Foto” për Galip Beqirin, kryetar i KNSH-së, por edhe të gjitha organizimet që kanë karakter kulturor e edukativ do të kenë mbështetjen institucionale të Këshillit Kombëtar. Juria profesionale ndau tre vendet e  para të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike “Pre-Foto”, i cili mëton të jetë tradicional. Në vendin e parë u kualifikua Faredin Spahia nga Kosova, në të dytin  Gledias Bicajt të quajtur Picaso nga Shqipëria, ndërsa në vendin e tretë Frida Muçaj po nga Shqipëria. Ndërkaq, çmimi special, i cili iu dedikua vetëm pjesëmarrësve nga Lugina e Preshevës, iu nda Flutura Aliut nga Bujanoci./Titulli.com/

 
Nagip Arifi në emisionin “Ftesë për studio” (video)
Ragmi Mustafa kthehet duarthatë !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration