Ragmi Mustafa kthehet duarthatë !
Lokale

Ragmi Mustafa kthehet duarthatë !

11.Nov.2012 19:46
0
[caption id="attachment_40586" align="alignleft" width="144"] Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës dhe PDSH-së[/caption] Kuvendi zgjedhor i PDSH-së në Bujanoc është vënë në pikëpyetje pas takimit të së premtes mes Ragmi Mustafës dhe Sali Salihut që drejton këtë subjekt në Bujanoc Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare,  Ragmi Mustafa, dhe njëherit kryetar i komunës së Preshevës, nuk ka arritë që të bind kryetarin e degës së subjektit të tij në Bujanoc që ta lëshojë detyrën që ushtron si kryetar i PDSH-së në këtë komunë. Burimi ynë nga ky takim që u mbajt në restorant Rozafa në Bujanoc, ka thënë me kusht anonimiteti, se Mustafa nuk ka arrit të bind Sali Salihun që të dorëzojë këtë post para Kuvendit Zgjedhor që ishte paraparë për tu mbajtur më 17 nëntor, një ditë para Kuvendit të përgjithshëm Zgjedhor të PDSH-së në Preshevë. [caption id="" align="alignright" width="167"] Sali Salihu, kryetar i degës së PDSH-së në Bujanoc dhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Bujanocit[/caption]
Kjo edhe më tepër ia komplikon situatën Ragmi Mustafës pasi që ai llogariste që pas zgjedhjeve të reja brenda degës së këtij subjekti në Bujanoc, do të dilte më i “fortë”, pasi anëtarët e rinj me udhëheqësi të re do ta përkrahnin në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të PDSH-së në Preshevë. Sali Salihu përveç kryetarit të degës, është edhe këshilltarë në Kuvendin Komunal në Bujanoc, ndërsa siç informon burimi i Titullit, gjatë takimit asnjëherë nuk i është kërkuar Salihut që të dorëzojë edhe postin e këshilltarit që mban.Këshilltari Salihu më herët është shprehur publikisht së nuk është më në koalicion opozitar me subjektit tjera shqiptare që veprojnë në Bujanoc, por vetëm se këshilltarë i Partisë Demokratike Shqiptare./Titulli.com/
Konkursi i Fotografisë Artistike “Pre-Foto” sjellë artist në Preshevë
Kompleks memorial i ushtrisë në mes të Lluçanit e Dobrosinit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration