Ismaili: Veriu do të përfitojë më shumë se Lugina
Lokale

Ismaili: Veriu do të përfitojë më shumë se Lugina

18.Sep.2012 10:32
0
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, paralajmërimet për fillim të dialogut politik mes Serbisë dhe Kosovës i shohin  si zgjidhje të problemeve të tyre në raport me Serbinë. Gjë e cila do të realizohej me pjesëmarrje të drejtpërdrejt apo edhe përmes përfaqësimit të interesave të tyre nga delegacioni Kosovarë. Paralajmërimi i fillimit të dialogut politik në mes të të Kosovës dhe Serbisë, shihet si zgjidhje e problemeve edhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në raport me Serbinë. Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës në këto bisedime, apo përfaqësimi i interesave të  tyre nga delegacioni kosovarë shihet si obligim moral e parasëgjithash kombëtar i këtyre të fundit. Kështu mendon kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik njëherësh ish kryetari i Këshillit Politik të UÇPMB-së, Jonuz Musliu. Nga ana tjetër Rahmi Zylfiu, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptarë, subjekt ky që vepron në tri komunat e Luginës së Preshevës, shpreh besimin e tij në qeverinë e Kosovës por edhe të Republikës së Shqipërisë e cila sipas tij ka një rol tejet aktiv në këto  bisedime, ndaj pjesëmarrja e shqiptarëve të Luginës, nuk është shumë e rëndësishme përderisa ka kush ti mbroj interesat e tona ka thënë Zylfiu. Duke bërë një analizë në mes të pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe serbëve në Veri të Kosovës, gazetari i pavarur Jeton Ismaili, përfitues më të mëdhenj të këtyre bisedimeve i sheh serbët e veriut të Kosovës, ndërkohë që krahasimet e pozitës së tyre me atë të shqiptarëve të Luginë si sheh jo reale. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë përcaktuar për respektimin e parimit të reciprocitetit për realizimin e të drejtave të tyre, krahas realizimit të të drejtave të serbëve në Kosovë. Ndërkohë që deri më tani gjatë dy dekadave të fundit, përmes veprimeve politike është realizuar Referendumi Popullorë me moton “Autonomi territoriale politike me të drejtë bashkimi me Kosovën në vitin 1992, pastaj  Lufta e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc gjatë viteve 2000 – 2001, si dhe e ashtuquajtura dëgjueshmëri politike me qëllim respektimit të rrjedhave dhe ruajtjes së paqes në rajon në mënyrë që të mos bëhen pengesë e Kosovës në rrugëtimin e saj drejtë Pavarësisë. Përfshirja në bisedime apo përfaqësimi i interesave të tyre nga pala Kosovare në raport me Serbisë, shihet si domosdoshmëri për ruajtjen dhe kultivimin e substancës kombëtare në këto troje etnike, të cilat fatkeqësisht dita ditës po zbrazen si pasoj e represionit dhe diskriminimit shtetëror serb në lëmit ndryshme të jetës./PreshevaNews/Titulli.com/
Trupi Koordinues për Luginë me përbërje të re
“Abetarja e Luginës” në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration