
Mbushet salla në Preshevë gjatë “Stand Up Comedy - Lugina" (video)
Në sallën e shtëspisë së kulturës në Preshevë me pritje të ngrohtë u mbajt “Stand Up Comedy - Lugina".
"LuginaFest mbushi sallën plotë, me të qeshurat që jehonin anë e mbanë Shtëpisë së Kulturës “Abduallah Krashnica” në Preshevë. StandUp-i i artistëve Artanit, Valinës, Ernestit e Hasimit nën moderimin e Fehmi Feratit sollën momente të jashtëzakonshme në një të premte mbrëma në komunën e Preshevës", ka shkruar Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka njoftuar se ky projekt është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë përmes Ambasadës shqiptare në Beograd dhe po fillon një fazë e re aktivitetesh në Luginë.