“Abetarja e Luginës” në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës
Lokale

“Abetarja e Luginës” në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës

17.Sep.2012 18:37
0
Deputetja në Parlamentin e Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga Qeveria e vendit të saj dhe Shqipërisë që të luajnë rolin e tyre, që në Luginë nxënësit të mësojnë me abetaren mbarëkombëtare. Ajo para deputetëve ka thënë se fëmijëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës po u mohohet e drejta për të mësuar me këtë Abetare, dhe mësuesve të cilët tentojnë ta praktikojn këtë abetare u kanoset rreziku permanent, raporton Titulli. “Banorët Luginës së Preshevës janë të shtyrë që edhe më tutje të mësojnë me Abetaren që është e zhveshur na gjithçka që ka të bëjë me identitetin, historinë dhe prejardhjen e tyre”, ka thënë me këtë rast kryetarja e grupit të Deputëtëve të Rinj. Ajo vazhdoi duke thënë se shqiptarëve të këtyre trevave po i bëhen padrejtësi të mëdha. “Shqiptarëve të këtyre tri komunave ju kanë bërë, e po ju bëhen në vazhdimësi padrejtësi të mëdha, andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shqipërsisë që të luajn rolin e tyre që kjo Abetare të gjejë implementimin në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përndryshe kjo Abetare s’mund ta ketë epitetin e Abetares mbarëshqiptare”. Deputetja nuk ka lënë pa kritikuar edhe Bashkimin Evropian për standard të dyfishta. “Për derisa e tërë Evropa propagandon çdo ditë për rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore të minoriteteve në Kosovë, e shohë te arsyeshme që këto të drejta të kërkohen edhe për shqiptarët në Kosovën lindore, përndryshe Evropa s’do të mund të zhveshet nga akuzat për zbatim të standardeve të dyfishta kur janë në pyetje të drejtat themelore të njeriut”. Ganimete Musliu në fund iu drejtua edhe të dy qeverive shqiptare që të përdorin ndikimin e tyre politik e diplomatik në arenën ndërkombëtare që të respektohen të drejtat themelore të shqiptarve ku do që janë në tokat e tyre, në rajonin e Ballkanit. Ky reagim i kryetares së Grupit të Deputetëve të Rinj Ganimete Musliu vjen pas takimit që pati me përfaqësues të forumeve rinore të subjekteve politike nga Bujanoci e Presheva., gjatë javës së kaluar. Në këtë takim, në mes tjerash u bisedua edhe për problemet në përdorimin e Abetares mbarëkombëtare, dhe siç po shihet politikanët e rinjt të Luginës ka arritur mjaft mirë të paraqesin problemin dhe kështu të paktën të nxisin reagime nga institucionet kosovare në interes të qytetarëve shqiptarë të Luginës./Titulli.com/
Ismaili: Veriu do të përfitojë më shumë se Lugina
Medvegja “vëllazërohet” me Rusinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration