Hiqet taksa, polica me procedurat mbetet (video)
Lokale

Hiqet taksa, polica me procedurat mbetet (video)

21.Oct.2013 07:37
0
Ashtu siç ishte premtuar edhe ndodhi. Qytetarët e Luginës nga dita e sotme mund të udhëtojnë drejt Kosovës pa paguar taksën e policës së sigurimit. Rreth dy vite pas vendosjes së taksës për policë sigurimi të veturave, shqiptarët e Luginës hyjnë në Kosovë pa paguar 20 euro për qëndrim 7 ditorë në territorin e Kosovës. “Hymë në Kosovë pa paguar taksën për policë sigurimi, ndërsa procedura ishte e njëjta, vetëm se nuk dhamë 20 euro”, u shprehën kalimtarët e rastit nga komuna e Bujanocit, raporton Titulli. “Kjo taksë është dashtë të hiqet më herët mirëpo edhe tani falënderojmë për këtë hap të ndërmarrë”, u shpreh një kalimtarë tjetër, ndërsa pat edhe nga ata që thanë se tani Kosova duhet të investojnë në Luginë nga 13 milion eurot e grumbulluara nga policat e sigurimit. Qytetarët e Luginës që kalojnë pikat kufitare që lidhen me Kosovën duhet të pajisen me policën e sigurimit që vlen maksimum për 15 ditë. Për këtë sigurim drejtuesit e makinave nuk do të paguajnë, mirëpo përveç nënshkrimit të policës, kësaj here duhet t’i nënshtrohen procedurës së kopjimit të letërnjoftimit si dhe librezës së veturës. Kjo procedurë e shtuar pritet të krijojë radhë të gjata të makinave me udhëtarë. Sido që të jetë, mbajtjen e premtimit për heqjen e taksës së policës së sigurimit për vetura e ka përshëndetur kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Sejdullah Kadriu, i cili me anëtarë të kësaj lëvizje në mesnatë qëndroi në pikën kufitare Dheu i Bardhë – Konçul. “Qytetarët i pamë se ishin të gëzuar me që kjo taksë nuk është dashtë të futet, por ja që tash është hjek. Pos kësaj ne kërkojmë që edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në pikat kufitare të Serbisë dhe më gjerë në Evropë”, u shpreh Kadriu me rastin e vizitës gjatë hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës. Paralajmërimin për heqjen e policës së sigurimit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e bëri më 9 tetor, pas takimit që pati me liderët shqiptarë të Luginës./Titulli.com/ http://youtu.be/fiv4hLSL0rA   --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Fëmijët nga Lugina fitues në garat çiklistike në Kumanovë (video)
FC Kosova München në Bujanoc, mysafirë i KF Tërnocit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration