FC Kosova München në Bujanoc, mysafirë i KF Tërnocit (foto)
Lokale

FC Kosova München në Bujanoc, mysafirë i KF Tërnocit (foto)

18.Oct.2013 19:09
0
Një delegacion drejtues së bashku me lojtarët e Klubit Futbollistik “Kosova München” nga Gjermania sot kanë qëndruar në Bujanoc. Delegacioni shqiptarë nga Munihu i Gjermanisë i shoqëruar nga udhëheqësia e Klubit Futbollistik “Tërnoci”, së pari janë takuar me kryetarin e komunës së Bujanoci Nagip Arifin si dhe kryetarin e Kuvendit, Jonuz Musliun. “Po ndjehem shumë i privilegjuar që kam pasur rastin që sot të jem mysafirë i kryetarit dhe mysafirë i juaji”, u shpreh gjatë takimit Ruzhdi Statovci, kryetar i Federatës së futbollit Shqiptar në Gjermani. [caption id="attachment_93337" align="aligncenter" width="640"]KF Mynih-KF ternoci-arifi-2 Kryetari Arifi gjatë pritjes së lojtarëve nga Munihu[/caption] Sipas Statovcit, në Gjermani veprojnë 28 klube shqiptare në disa kategori të ndryshme, ndërsa FC “Kosova München” ka qenë fituese e kupës së futbollit shqiptar në Gjermani. Kënaqësitë e tij me këtë rast e ka shprehur edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili mysafirëve i dëshiroi suksese në të ardhmen. “Shqiptarët dinë të merren edhe me sport edhe me kulturë. Këta janë ambasadorë të shqiptarëve në Gjermani”, tha Arifi duke i dëshiruar “Kosova München” suksese edhe në të ardhmen, raporton Titulli. [caption id="attachment_93338" align="aligncenter" width="640"]KF Mynih-KF ternoci-arifi-3 Lojtarët dhe udhëheqësia e klubit FC Kosova München në zyren e Arifit[/caption] Kryetari i këtij klubi shqiptar në Gjermani, Shaqir Zeqiri, tha se ky klubi i tij do të ngjitet edhe në ligat më të larta duke marrë parasysh se “Kosova München” ka 64 lojtar në dispozicion. Nga ana tjetër Jonuz Musliu, drejtues i Kuvendit Komunal, vizitën e sotme e pa si një urë lidhëse mes të rinjve që jetojnë në Gjermani dhe në komunë të Bujanocit. “Besojë se kjo traditë do të vazhdojë edhe viteve ne vijim duke vizituar dhe zhvilluar ndeshje në Bujanoc, Prishtinë por edhe në Munih, në mënyrë që anasjelltas të zhvillohen ndeshjet dhe vizitat”, u shpreh Musliu. [caption id="attachment_93339" align="aligncenter" width="640"]KF Mynih-KF ternoci-jonuzi-1 Kryetari i Kuvendit Jonuz Musliu gjatë pritjes së mysafirëve nga Gjermania[/caption] Ndërsa nikoqiri, Enis Salihu, drejtor i klubit KF “Tërnoci” tha se për udhëheqësinë e klubit dhe lojtarët e tij kjo është një kënaqësi e veçantë që pas ndeshjes në Prishtinë, FC “Kosova München” ka zgjedhë klubin tërnocas për të zhvilluar ndeshjen miqësore. “Është hera e dy që klubi shqiptar nga Gjermania na viziton, ndërsa ne sërish të në ardhmen do të jemi mikpritës të këtij klubi dhe klubeve tjera shqiptare”, u shpreh Salihu. Ai beson se një ditë edhe KF “Tërnoci” do të vizitojë “Kosova München” ku edhe do të zhvillojë një ndeshje në Gjermani. [caption id="attachment_93340" align="aligncenter" width="640"]Kf ternoci-kf kosova mynih Ndeshja e zhvilluar në Tërnoc[/caption] Vlen theksuar se dy klubet shqiptare, mysafiri “Kosova München” si dhe KF “Tërnoci” zhvilluan në ndeshje miqësore në stadiumin e klubit tërnocas. Ndeshje u zhvillua në një atmosferë vëllazërore derisa u mbyll me rezultat të barabartë 2:2./Titulli.com/   -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Hiqet taksa, polica me procedurat mbetet (video)
Tentim vrasje në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration