Historianët e Bujanocit do t’ia rikujtojnë ndërkombëtarëve se si u shpërngulën shqiptarët
Lokale

Historianët e Bujanocit do t’ia rikujtojnë ndërkombëtarëve se si u shpërngulën shqiptarët

09.Apr.2014 20:32
0
Një grup prej historianëve të komunës së Bujanocit përmes fakteve hartografike dhe fakteve historike do të dëshmojnë shpërnguljen e shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, pas konferencës së Berlinit. “Sanxahku i Nishit nëpër shekuj” titullohet ekspozita e cila do të mbahet të premten (11 prill) në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, ku ndër të ftuar special janë edhe ambasadorët shteteve të Kuintit të akredituar në Beograd. Historiani Megzon Ismaili i tha sot Titullit se në bashkëpunim me historianët tjerë të kësaj komune kanë bërë përgatitjet për mbajtjen e ekspozitës dhe se gjithçka është gati për hapjen e saj. “Në këtë ekspozitë hartografike janë ftuar të gjithë ambasadorët e shteteve të Kuintit të akredituar në Beograd. Janë të ftuar edhe udhëheqës të partive politike dhe organizatave të ndryshme lokale. Kemi mysafirë edhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe njohës të mirë të këtyre rrethanave” u shpreh Ismaili. [caption id="attachment_115607" align="aligncenter" width="640"]megzon ismaili Takim pune i historianëve të Bujanocit rreth përgatitjeve për ekspozitën[/caption] Sipas historianit që vjen nga Nesalca e komunës së Bujanocit, një ndër qëllimet e mbajtjes së ekspozitës është që para faktorit ndërkombëtar të dëshmojmë se Sanxhaku i Nishit ka qenë i banuar me shqiptarë deri në vitin 1878, ndërsa pas vendimit të Kongresit të Berlinit ka fillu dëbimi i shqiptarëve në mënyrë barbare nga okupuesit e asaj kohe. “Në bazë të fakteve hartografike dhe me fakte historike për Sanxhakun e Nishit, me vendimet e Kongresit të Belrinit pasandej me Konferencën e ambasadorëve të Londrës, ky vend padrejtësisht iu dha vendeve fqinje”, thekson Ismaili. Ai theksoi se për mbajtjen e një ekspozite të tillë historianët kanë pas mbështetjen e komunës dhe ndërmarrjeve private./Titulli.com/
Lugina, territori më i kontaminuar në Serbi
Bujanoc, interesim i lartë për fushatën kundër alkoolit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration