Lugina, territori më i kontaminuar në Serbi
Lokale

Lugina, territori më i kontaminuar në Serbi

10.Apr.2014 18:14
0
Në takimin e zhvilluar të enjten në Bujanoc, ekspertët theksuan se në Serbi dyshohet se në një hapësirë prej 6,5 milionë metra katrorë fshihen mina, municion thërrmues dhe municion e mjete tjera të pa eksploduar. “Deri në tre milionë metra, respektivisht pak më pak se gjysma e kësaj hapësire gjendet në komunat Bujanoc dhe Preshevë”, ka deklaruar sot në Bujanoc Branislav Jovanoviq, drejtor i Qendrës për deminim. Ai ka theksuar se ekspertët nga organizata Ndihma Popullore Norvegjeze (NPN), në tre vitet e fundit kanë pastruar nga një milion metra katrorë në këto dy komuna. konferenca-minat-2 “Në pesëdhjetë vitet e fundit nga mbetjet e këtyre mjeteve që përmbajnë rrezatim, kanë vdekur 20, kurse janë lënduar 40 qytetarë dhe dhjetëra frymë kafshës”, është shprehur në konferencën për shtyp kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, raporton Titulli. Ai, para fillimit të punimeve pranverore ka paralajmëruar banorët e këtyre komunave që të kenë kujdes pasi një pjesë e hapësirës ende ka mbetur e pa pastruar. Bratislav Jançiq, kryeshef në Qendrën për situata të jashtëzakonshme ka thënë se deri më sot, në territorin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës janë gjetur dhe shkatërruar 409 bomba thërrmuese dhe mjete tjera rrezatuese. Për pastrimin e këtij tereni Qeveria e Norvegjisë ka investuar 3.5 milionë, ndërsa për të bërë pastrimin deri në fund do të duhen edhe gjashtë milionë euro. konferenca-minat-1 Vlen theksuar se në këtë takim ishin të ftuar edhe dy nënkryetarët e Trupit Koordinues, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa, të cilët njëherit mbajnë postin edhe të kryetarit të komunës së Bujanocit, respektivisht të Preshevës. Dy udhëheqësit lokal për arsye të panjohura nuk kanë prezantuar në këtë mbledhje./Titulli.com/
Konfiskohen 23 kg marijuanë në vendkalimin Tabanoc
Historianët e Bujanocit do t’ia rikujtojnë ndërkombëtarëve se si u shpërngulën shqiptarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration