Vulin viziton Kryqin e Kuq dhe Kuzhinën Popullor në Bujanoc (Foto)
Lokale

Vulin viziton Kryqin e Kuq dhe Kuzhinën Popullor në Bujanoc (Foto)

20.May.2015 16:43
0
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Aleksandër Vulin i shoqëruar nga kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, të mërkurën ka qëndruar në Komunë të Bujanocit.

Ministri Vulin, në shoqëri të kryetarit të TK-së Zoran Stankoviq dhe zëvendëskryetarit të Komunës së Bujanocit, Stojanca Arsiq, ka vizituar Kryqin e Kuq dhe Kuzhinën Popullore në Bujanoc.

Sekretari i Kryqit të Kuq të Serbisë në Bujanoc, Bratisllav Llazareviq ka njoftuar ministrin me aktivitetet e kësaj organizate.

Vulin me këtë rast u shprehë i gatshëm që të vazhdojë ndihmën ndaj Kryqit të Kuq e cila deri më tani i ka dalë në ndihmë mijëra qytetarëve.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në krye të së cilës është Aleksandar Vulin, për blerjen e ushqimeve për Kuzhinën Popullore në Bujanoc, këtë vit ka ndarë rreth nëntë milion dinarë.

Me këto mjete mundësohet në mënyrë të vazhdueshme furnizimi me ushqim i 1.200 qytetarëve me rastet më të rënda sociale.

Ministri Vulin në agjendën e së mërkurës ka edhe vizitën e pjesëtarëve të Xhandarmërisë në zonën tokësore të sigurisë./Titulli.com/

Ministri kosovar i Arsimit të hënën viziton Luginën
Alternativa për ndryshim: Nuk na interesojnë postet si partive tjera, neve na intereson ndryshimi (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration