Alternativa për ndryshim: Nuk na interesojnë postet si partive tjera, neve na intereson ndryshimi (Foto & Video)
Lokale

Alternativa për ndryshim: Nuk na interesojnë postet si partive tjera, neve na intereson ndryshimi (Foto & Video)

20.May.2015 17:11
0

Subjekti i ri politik Alternativa për ndryshim të mërkurën në Preshevë ka hapur zyrat e saj, duke filluar zyrtarisht me veprim në Luginë, respektivisht në Komunë të Preshevës.

Ndonëse në procesin e regjistrimit si parti politike, subjekti i ri bëri hapjen e ambienteve të saja në rrugën “Selami Hallaci” në Preshevë.

Iniciatorë, simpatizantë dhe mysafirë të ftuar, morën pjesë në hapjen të subjektit më të ri politik në Luginë, i cili qysh në fillim thotë se nuk do të jetë si partitë tjera.

Në një intervistë ekskluzive për portalin informativ Titulli.com, drejtuesi i këtij subjekti, Shqiprim Arifi, tha se partitë që janë në terren e kanë një koncept të politikbërjes, ai koncept nuk përshtatet me Alternativën për ndryshime.

“Ata nuk mund të dalin nga politizimi i institucioneve të ndryshme. Në qoftë se do të hynim në negociata koalicioni atëherë e vetmja që bisedohet nga ana e tyre ka me qenë postet. Për ne nuk janë interesant postet, për në janë interesant gjërat që dëshirojmë njëmend me i ndryshu, e një nga to është depolitizimi i institucioneve”, shprehet Arifi.

Ai thot se nuk mundet të vazhdohet me këtë politikbërje, me politizim të institucioneve, si arsimin, shëndetësinë, kulturën, fenë etj.

“Ne duhet ndërprerë këtë. Për këtë arsye, jo që është herët të bisedohet për koalicione të mundshme, as nuk dojm me bisedu për koalicion të mundshëm, se nuk kemi me kend me bo koalicion. Ne jemi në një vend i cili do pragmatizëm, i cili do depolitizim të institucioneve dhe kthim më kualitativë të jetës së qytetarëve”, thotë drejtuesi i subjektit më të ri shqiptar në Luginë të Preshevës.

Sipas tij iniciativa për themelimin edhe të një partie ka lindë nga një dëshirë e madhe për një ndryshim pozitiv në shoqërinë tonë, e cila do t’i jap shpresë dhe perspektivë të rinjve, pleqve...

“Ne mendojmë se është e patjetërsueshme të formohet edhe një subjekt i ri politik këtu në Luginë të Preshevës për arsye se politikbërja e këtyre partive për një dekadë e më shumë, ia ka qartësu popullit se nuk kanë mund që të arrijnë qëllimet e tyre për një jetë më të mirë”, shprehet Shqiprim Arifi.

Paraprakisht, para marrjes së vendimit për themelimin e subjektit të ri, Arifi thotë se kanë pasur takime me qytetarë, pesë deri tetë takime në ditë, ku kanë marrë informacione për gjendjen, ndërsa kanë dëgjuar dëshpërimin e madh, humbjen e perspektivës dhe shpresës tek qytetarët.

“Ndryshimin duhet ta nisim nga vetvetja. Vota e cila jepet për këto parti të deritanishme është një votë që humb për katër vitet e ardhshme. Për të mos ndodhë kjo atëherë duhesh të ndryshosh”, thekson drejtuesi i Alternativës për ndryshim, Shqiprim Arifi.

Me themelimin e subjektit të ri politik në Komunë të Preshevës bëhen gjashtë parti politike shqiptare që janë aktive. /Titulli.com/

VIDEO

 
 
Vulin viziton Kryqin e Kuq dhe Kuzhinën Popullor në Bujanoc (Foto)
Karaçeva rrezikon të shndërrohet në një Kumanovë të dytë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration