Urime Kosovë përvjetori i pavarësisë
Lokale

Urime Kosovë përvjetori i pavarësisë

17.Feb.2013 15:15
0
Në një kumtesë të Partisë Demokratike Kombëtare, përshëndetet pesë vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si një hap pozitiv, drejt ndërtimit të shteti modern, gjithëpërfshirës dhe demokratik. PDK me rastin e kësaj dite madhore për popullin e Kosovës dhe gjithë shqiptarët, kudo qofshin ata, përgëzon liderët institucionalë, të cilët duhet ta marrin përsipër përgjegjësinë e plotë për të zbatuar parimet e deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës për çdo qytetar “Kurorëzimi i pavarësisë së Kosovës, nënkupton sovranitetin e tërësisë territoriale në cdo kënd të vendit të saj, gjithnjë duke reflektuar stabilitet, me të cilën varen perspektivat euro-atlantike të rajonit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e PDK-së me seli në Bujanoc. Partia Demokratike Kombëtarek, uron Qeverinë, Parlamentin dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë datë historike të shpalljes së pavarësisë, pa harruar asnjëherë bashkëkombësit e saj të krahut lindor: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët asnjëherë nuk u ndan krah për krah vëllezërve kosovarë për mëvetësinë e saj, thuhet në fund të kumtesës së PDK-së, të nënshkruar nga lideri i saj Nexhmedin Saqipi./Titulli.com/
Presheva, me sytë nga Prishtina (video)
Lugina e zhgënjyer në 5 vjetorin e pavarësisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration