Presheva, me sytë nga Prishtina (video)
Lokale

Presheva, me sytë nga Prishtina (video)

17.Feb.2013 19:05
0
Shqiptarët e Luginës së Preshevës e presin 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës me mundësi më të vogla komunikimi. Për t’iu bashkuar festës duhet të paguajnë çmimin e taksës për makina në kufi.  Ndërkaq në shtëpi, në kushte të vështira për jetë, në mes të tensioneve politike, kërkojnë më shumë të drejta. Lapidari i Preshevës ktheu sërish këtë zonë të banuar me shqiptarë në qendër të vëmendjes. Aty ka mjaft lapidarë që tregojnë kohën e shkuar. Në fshatin Leran të Preshevës, shqiptarët dhe serbët jetojnë bashkë. Barinjtë serbë që flasin shqip ruajnë kafshët e tyre në bregun e fshatit, buzë një përmendoreje kushtuar ushtarëve serbë të rënë gjatë bombardimeve të vitit 1999. Shqiptarët dhe serbët thonë se jetojnë mirë bashkë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në punë fshati: “Këtu nuk ka perspektivë, perspektiva jonë është lopa. Kush ka mundësi të ikë duhet të largohet sa më parë, por me njëri-tjetrin kurrë nuk kemi pasur probleme.” Aktivistët për të Drejtat e Njeriut thonë se Kosova nuk ka bërë shumë për Luginën dhe situata është edhe më e vështirë. Valon Arifi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, ka thënë për Top Channel: “Shpresojmë që në 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, situata në Luginën e Preshevës të jetë ndryshe dhe politika zyrtare të ndikojë më shumë tek liderët tanë.” Nga ana tjetër, Beogradi zyrtar nuk ka ndaluar lobimin kundër pavarësisë së Kosovës, ndonëse dialogu i ri ka ndihmuar disa gjëra. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një muaj më vonë qeveria e Serbisë në krye me kryeministrin, Vojisllav Koshtunica, mori fund. Nisën programe për mbrojtjen e Kosovës, bojkoti i të gjitha takimeve ku delegacionet nga Prishtina merrnin pjesë, tensionim i marrëdhënieve dhe gjithmonë hapja e çështjes së veriut si mjet mbrojtës. Ndryshimi i pushtetit në Serbi katër vjet më vonë solli në pushtet nacionalistët, por me besueshmëri për të vazhduar tutje. Analistët serbë thonë se nuk duhet folur për njohjen e Kosovës, por për një proces më të gjatë ndryshimesh. Nenad Djurdjevic, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, shpjegon: “Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, por ajo që nuk thuhet, por punohet për të, është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Pra, ekziston një vetëdije që kjo rrugë në drejtim të pavarësisë është i pakthyeshëm. Por, askush nuk flet sa është kjo pavarësi. Ne e shohim që marrëdhëniet teknike janë tejkaluar prej atyre politike, është përmendur ulësja në OKB. Kemi disa fakte që çojnë nga ajo që Kosova de facto, nëse nuk pranohet nga Serbia, nuk do të pengohet të ekzistojë si entitet i pavarur, përkatësisht shtet i pavarur.” Serbia pret të marrë datën e fillimit të integrimeve për në Bashkimin Evropian. Për Serbinë, Kosova do të jetë një çështje e ndjeshme, por ende ngelet veriu si një mundësi për të përfituar për një autonomi. Atje ku shqiptarët e serbët jetojnë bashkë, politika është mjet për zgjidhje ose ndarje, ndërsa ekonomia një shpresë për qetësi./Titulli.com/ http://youtu.be/1hTUH3EAu8Q
AMPL: Pushtetet lokale, kujdes ndaj mediave
Urime Kosovë përvjetori i pavarësisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration