Universiteti i Gjilanit promovoi ofertat para maturantëve të Luginës (Foto)
Lokale

Universiteti i Gjilanit promovoi ofertat para maturantëve të Luginës (Foto)

19.May.2015 19:13
0
Përfaqësues të Universitetit të Gjilanit "Kadri Zeka" promovuan ofertën akademike për vitin akademik 2015/16 para maturantëve të shkollave të mesme të Preshevës dhe Bujanocit, gjegjësisht në gjimnazin "Skënderbeu" në Preshevë dhe në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc.

Prorektori për financa, Gëzim Tosuni dhe profesorët e UKZ-së, Xhevat Sopi, Lulzim Rashiti dhe Visar Sutaj, para maturantëve kanë shpërndarë broshura me informacione për fakultetet dhe programet studimore në kuadër të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, si: Programin e Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Ekonomik, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Ata po ashtu para maturantëve të këtyre shkollave kanë mbajtur nga një ligjëratë të shkurtër, ku i kanë njoftuar nxënësit në detaje për kushtet dhe mundësitë që ua ofron Universiteti ynë.

Ekipi promovues i UKZ-së, maturantët i informuan gjithashtu edhe për zgjedhjen e drejtimit në mënyrën e duhur, për shkak të rëndësisë që ka zgjedhja e profesionit, shkruan 2lonline.com.

Nga ana tjetër, maturantët e shkollave të mesme të Preshevës dhe Bujanocit, treguan interesim të veçantë për programet studimore sipas fushës së tyre të shkollimit, mënyrën e regjistrimit dhe kushtet për pranim.

Ata u informuan në detaje për parakushtet që duhet të plotësojnë, me qëllim që të arrijnë me sukses të regjistrohen në studimet në programet studimore të preferuara prej tyre./2L ONLINE/Titulli.com.

"4 : 1 për PVD-në, Nagip Arifi e ka humbur rrugën në sheshin Karagjorgje"
Stefanoviq në Tiranë kërkon respekt reciprok të pakicave kombëtare (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration