Stefanoviq në Tiranë kërkon respekt reciprok të pakicave kombëtare (Foto)
Lokale

Stefanoviq në Tiranë kërkon respekt reciprok të pakicave kombëtare (Foto)

19.May.2015 21:44
0
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, gjatë bisedimeve me përfaqësuesit e pakicës kombëtare serbe në Republikën e Shqipërisë, ka shprehur pritjet e tij që ditëve dhe muajve në vijim, dialogu intensiv në mes të dy shteteve, do të sjellë deri në përmirësimin e pozitës së tyre.

“Është e nevojshme aktivizimi më i fuqishëm i Republikës së Serbisë, në bashkëpunim me Shqipërin në aspektin e respektit reciprok të pakicave kombëtare, gjë të cilën Republika e Serbisë në territorin e saj tashmë është duke punuar intenzivisht”, ka nënvizuar Stefanoviq gjatë qëndrmit në Tiranë, thuhet në kumtesën e MPS-së, transmeton Titulli.com. 

Ministri i policisë ka thënë se me përfaqësuesit e pakicë kombëtare serbe ka folur për përmirësimin e pozitës së tyre, arritjen e më shumë të drejtave në arsim, gjuhë, promovimin e kulturës dhe manifestimeve serbe të cilat mund të organizohen në Shqipëri. 

Stefanoviq ka shtuar se tema e bisedës ishte edhe mundësia e fitimit të shtetësisë dhe dokumenteve të Republikës së Serbisë, për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë shtetësi të dyfisht. 

Ministri Stefanoviq në Shqipëri po qëndron si pjesëmarrës në Ministerialin treditor Rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm./Titulli.com/

Universiteti i Gjilanit promovoi ofertat para maturantëve të Luginës (Foto)
Ministri kosovar i Arsimit të hënën viziton Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration