Trupi i Agronit sillet në vendlindje, varrimi të mërkurën në Letovicë
Lokale

Trupi i Agronit sillet në vendlindje, varrimi të mërkurën në Letovicë

28.Apr.2015 21:04
0

Agron (Naip) Ismaili nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit, të mërkurën, më 29 prill, do të varroset në varrezat e fshatit.

23 vjeçari ndërroi jetë papritur në Zvicër, ku edhe po qëndronte mysafirë. Trupi i i pajetë i të ndjerit është duke u përgatitur për t’u sjellë në vendlindje. Ai do të prehet në paqe në varrezat e fshatit Letovicë.

Siç i kanë thënë familjarët portalit informativ Titulli, varrimi i Agron Ismailit do të bëhet pas namazit të iqindisë të ditës së mërkurë.

Rasti i të riut ka prekur jo vetëm Letovicën, por edhe vendbanimet përreth. Në mesin e familjarëve, miqve e shokëve Agroni njihej si djalosh me tipare shembullore, i qetë dhe bujar. /Titulli.com/

Dy shqiptar nga Lugina kapen me mjete të mprehta dhe sprej
Haziri takoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jonuz Musliu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration