Haziri takoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jonuz Musliu
Lokale

Haziri takoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jonuz Musliu

28.Apr.2015 21:12
0
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Jonuz Musliun.
Gjatë këtij takimi, Haziri e Musliu kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme, ndër të cilat, për shlyerjen e banorëve të Luginës nga regjistri shtetëror serb, sikurse edhe për avancimin e të drejtave të shqipatarëve atje, duke iu dhënë mbështetje të plotë.

Haziri ka kërkuar nga qeveria e Kosovës zbatimin e të gjitha pikave të Rezolutës së Kuvendit, të miratuar në qershor të vitit 2013, siç janë: heqja e pagesës së taksës kufitare, hapja e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës, obligimin e përkujdesjes së përhershme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare, si dhe vendosje e parimit të Reciprocitetit me serbët e Kosovës, etj, raporton rajonipress.com.

Kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe ai Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Jonuz Musliu, u dakorduan që të intensifikojnë takimet në të ardhmen, gjithnjë në mbështetje dhe avancim të të drejtave të shqiptarëve si në Luginë ashtu edhe në Kosovë./Titulli.com/
Trupi i Agronit sillet në vendlindje, varrimi të mërkurën në Letovicë
Progresi Evropian miraton projekte, përfituese edhe Lugina e Preshevës (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration