Presheva humb 2500 nxënës për 8 vite, politika qendrore dhe lokale të dështuar  (statistika)
Lokale

Presheva humb 2500 nxënës për 8 vite, politika qendrore dhe lokale të dështuar (statistika)

17.Dec.2018 09:20
0

Për tetë vite në shkollat e komunës së Preshevës  numri i nxënësve ka pas një rënie drastike  me 2597 nxënës në të gjitha shkollat e Preshevës me rrethinë.

“Si pasojë e kësaj e nga  migrimi i të rinjve drejt shteteve të Bashkimit Evropian, Kosovës, Shqipërisë edhe një numër i vogël në Maqedoni. Pasi që në Preshevë ka ndikuar problemi ekonomik dhe politik, duke mos pas një perspektiv për një jetë më të mirë për rininë preshevare”, thuhet në raportinnga Qendra për Hulumtim dhe Monitorim

Sipas këtij hulumtimi kuadrot e kualifikua në të shumtën e rasteve kanë ikur si pasojë e diskriminimi politik nga pushteti qendrorë së bashku me ato lokale nuk iu ka dhënë mundësia që ata të ushtrojnë profesionin e tyre, gjë që ka ndikuar deri në presion psikik dhe kanë ikur andej ku kanë mundur të gjejnë veten, shkruna Titulli.com. 

Qendra për Hulumtim dhe Monitorim ka vlerësuar se përpos rënies së nxënësve, në këtë kalkulim është edhe një numër i madh i prindërve që kanë ikur së bashku me fëmijët e e tyre duke ndikuar edhe në zvogëlimin e natalitetit që nënkupton rënie edhe në popullatën e Preshevës.

Më poshtë mund të shihni edhe tabelën se ku ka pasur rënie më të madhe të nxënësve.

 

SHKOLLA VITI 2010 TË REGJISTRUAR VITI 2018 TË REGJISTRUAR MË PAKË PËR 8-të VITE
Sh.f. “Prof. Ibrahim Kelmendi 2207 1365 842
Sh. f. “Selami Hallaqi” Rahovicë 534 334 200
Sh.f “Zenel Hajdini” Raincë 289 180 109
Sh.f. “Dituria” Corroticë 402 234 168
Sh.f. “Vuk Karaxhiq” S. Hekurudhor 197 164 33
Sh.f. “9 Maji” Leran Shqiptarë

Serb

605 295

36 Gjithësej  331

274
Sh.f. “Abdulla Krashnica” Miratoc 439 176 263
Sh.f. “Migjeni” Caravajkë 80 36 44
Gjimnazi “Skenderbeu” Preshevë 1025 805 220
SHMT “Presheva” në Preshevë 1309 865  1933 444
GJITHSEJ 7087 4490 2597

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration