Shqipëria rol i pazëvendësueshëm për shqiptarët në Luginë
Lokale

Shqipëria rol i pazëvendësueshëm për shqiptarët në Luginë

09.Jun.2025 09:52
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në institucionet e Republikës së Shqipërisë, duke filluar me një takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë,Igli Hasani, me të cilin u diskutuan temat me rëndësi thelbësore për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
 
"Këshilli Kombëtar Shqiptar, mbetet institucioni kyç për avokimin dhe ngritjen e çështjeve në afirmimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginë. U dakordua se është mëse e rëndësishme një qasje e vazhdueshme për bashkërendim në mes të institucioneve të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar për të adresuar të gjitha temat që preokupojnë Luginën e Preshevës", thuhet në njoftimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
 
Sipas këtij njoftimi Shqipëria ka një rol të pazëvendësueshëm në mbështetjen e shqiptarëve në Luginë, si në nivel diplomatik, ashtu edhe përmes politikave konkrete që nxisin zhvillimin dhe garantimin e të drejtave themelore.
 
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vlerësuar se mbetet i përkushtuar për të qenë një urë bashkëpunimi dhe një zë përfaqësues i interesave të shqiptarëve të Luginës, në bashkërendim të plotë me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe ato të Republikës së Kosovës. 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/exhepi-igli.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gazetari serb e provokon Berat Gjimshitin, e pyet për gruan e tij serbe (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration